LAJMI I FUNDIT:

Bill Gates thotë se thirrjet për të pezulluar Inteligjencën Artificiale nuk do të ‘zgjidhin sfidat’

Bill Gates thotë se thirrjet për të pezulluar Inteligjencën Artificiale nuk do të ‘zgjidhin sfidat’

Thirrjet për të pezulluar zhvillimin e inteligjencës artificiale nuk do të “zgjidhin sfidat” përpara, tha për Reuters bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, komentet e tij të para publike që kur një letër e hapur ndezi një debat për të ardhmen e teknologjisë.

Gates deklaroi se do të ishte më mirë të përqendroheshim në mënyrën më të mirë të përdorimit të zhvillimeve në Inteligjencë Artificiale, pasi ishte e vështirë të kuptohej se si një pauzë mund të funksiononte globalisht, transmeton Telegrafi.

Intervista e tij me Reuters vjen pasi një letër e hapur që u publikua javën e kaluar dhe u nënshkrua nga Elon Musk dhe më shumë se 1,000 ekspertë të AI-s – kërkoi një pauzë urgjente në zhvillimin e sistemeve të AI-s.

Ekspertët, duke përfshirë bashkëthemeluesin e Apple, Steve Wozniak, thanë në letër se rreziqet dhe përfitimet e mundshme për shoqërinë duhet të vlerësohen.

“Unë nuk mendoj t’i kërkosh ndonjë grupi të caktuar të pauzojë këtë zhvillim mund t’i zgjidh sfidat”, tha Gates të hënën.

“Është e qartë se nga këto gjëra kemi përfitime të mëdha… ajo që duhet të bëjmë është të identifikojmë zonat e ndërlikuara”. /Telegrafi/