LAJMI I FUNDIT:

Bill dhe Hillary Clinton mbështesin Kamala Harris për të udhëhequr demokratët në zgjedhjet amerikane

Bill dhe Hillary Clinton mbështesin Kamala Harris për të udhëhequr demokratët në zgjedhjet amerikane

Bill dhe Hillary Clinton kanë mbështetur Kamala Harris për të udhëhequr demokratët në zgjedhjet amerikane.

Në një postim në X, dyshja falënderuan Joe Biden për karrierën e tij “të jashtëzakonshme” të shërbimit përpara se të thoshin se ata ishin “të nderuar” të mbështesnin zonjën Harris, përcjell Telegrafi.

Ata thanë se kjo ishte mënyra më e mirë për të ndaluar Donald Trump që të rihynte në Shtëpinë e Bardhë për një mandat të dytë si president.


“Ne kemi jetuar nëpër shumë rënie-ngritje, por asgjë nuk na ka bërë më të shqetësuar për vendin tonë sesa kërcënimi i paraqitur nga një mandat i dytë i Trump-it”, thuhet në deklaratën e tyre.

Ndryshe, Qendra për Gratë dhe Politikat Amerikane, një institucion kërkimor në Universitetin Rutgers, ka theksuar natyrën historike të një nominimi të mundshëm të Harris për president.

“…Kërkimi dhe programimi ynë kanë qenë prej kohësh të orientuara drejt ndryshimit të perceptimit të pushtetit. Ky moment transformues do të ndryshojë përgjithmonë mënyrën se si amerikanët e shohin lidershipin në politikë”.

Hillary Clinton ishte gruaja e parë që u nominua për presidente nga një parti e madhe politike kur demokratët e zgjodhën atë në vitin 2016 – pavarësisht se fitoi votën popullore, ajo humbi zgjedhjet ndaj Donald Trump. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Historike, Gjermania nis zyrtarisht dislokimin e përhershëm të trupave në kufirin me Rusinë

Historike, Gjermania nis zyrtarisht dislokimin e përhershëm të trupave në kufirin me Rusinë

Evropa
Dikur një “qytet i artë”, sot i vjen era vdekje

Dikur një “qytet i artë”, sot i vjen era vdekje

Azia
I lokalizuan nga distanca, operatorët ukrainas të dronëve ngritën në qiell fluturaket – goditën pajisjet e komunikimit të rusëve

I lokalizuan nga distanca, operatorët ukrainas të dronëve ngritën në qiell fluturaket – goditën pajisjet e komunikimit të rusëve

Evropa
Dronët e inteligjencës ukrainase shkatërrojnë dy anije ruse në Krime, publikohen pamjet e sulmit

Dronët e inteligjencës ukrainase shkatërrojnë dy anije ruse në Krime, publikohen pamjet e sulmit

Evropa
Trupa nga 12 vende të NATO-s marrin pjesë në stërvitjen vjetore ushtarake në Detin e Zi

Trupa nga 12 vende të NATO-s marrin pjesë në stërvitjen vjetore ushtarake në Detin e Zi

Botë
Kryenegociatori i Putinit 'do të vizitojë Uashingtonin këtë javë'

Kryenegociatori i Putinit 'do të vizitojë Uashingtonin këtë javë'

Botë
Kalo në kategori