Bilanci i COVID-19 në Maqedoni: 6454 të infektuar, 3550 raste aktive, 306 viktima
Në Maqedoninë e Veriut numri i rasteve të reja me coronavirus vazhdon të jetë i lartë. Gjatë ditës së djeshme me COVID-19 janë konfirmuara 120 të reja nga 954 teste, nga të cilat mbi gjysma (64) janë nga Shkupi dhe 14 nga Tetova.
Katër pacientë të moshës 51, 56, 58 dhe 67 vdiqën. Ndërsa u regjistruan gjithashtu të shëruar, të cilët dje ishin tre më shumë sesa të infektuar të rinj, gjegjësisht 123.
Me rastet e reja, numri i përgjithshëm i pacientëve që nga fillimi i epidemisë në vend arriti në 6454 nga gjithsej 61.727 teste të kryera. Që nga viktima e parë në mars, 306 pacientë kanë vdekur. Janë 3.550 raste aktive, nga të cilat 2.049 janë në kryeqytet. Ka raste aktive treshifrore në Tetovë (394), Kumanovë (211), Shtip (160), Ohër (150) dhe Strugë (140).
Po rritet edhe numri i të infektuarve në komunën e Dibrës, e cila ishte vatra e parë e sëmundjes. Katër raste të reja janë konfirmuar në 24 orët e kaluara, duke sjellë numrin e përgjithshëm të personave të diagnostikuar me COVID-19 në 96. Nga këto, 45 janë nga vala e dytë e pandemisë, e cila u kthye pas 50 ditësh më 5 qershor. Është karakteristike që pacientët tani janë të rinj.
Ka një klaster të ri në Kumanovë, ku katër persona të infektuar të rinj janë regjistruar në buletinin e djeshëm. Që nga fillimi i epidemisë në këtë komunë, janë diagnostikuar 760 raste dhe 211 raste janë aktive.
Në Shtip, nga ana tjetër, që është komuna e katërt për sa i përket numrit të rasteve aktive (160), dje është diagnostikuar një punonjës burgu, por, sipas drejtorisë, nuk ka asnjë rrezik që coronavirusi të përhapet në mes të të dënuarve. Të infektuarit në Shtip janë nga klasteret e njohura të fabrikës dhe anëtarët e familjeve të tyre.
Tetë xhami në Kërçovë do të mbyllen përkohësisht sepse 25 raste janë aktive, përfshirë imamin e një xhamie të qytetit. Myftiu i Kërçovës tha se ato do të mbyllen deri nesër kur do të falet namazi i Xhumasë, me respektim të rreptë të rekomandimeve shëndetësore.
Ndër komunat e Shkupit, Çairi është edhe më tej me më shumë raste aktive (454), i pasuar nga Gazi Baba me 185, Buteli – 173, Karposhi – 170, Aerodromi – 166, Saraji – 163, Qendra – 152, Kisella Voda – 119 dhe Gjorqe Petrovi – 118, ndërsa në rajonin e gjerë të Shkupit më shumë aktivë ka në Studeniçan (111).
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe deklaroi dje se gjatë ditëve të kaluara po ulet numri i pacientëve të pranuar në krahasim me atë që ishte para dhjetë ditëve kur kishte numër të madh të pacientëve të cilët vinin në spital dhe atëherë nuk kishte pacientë të cilët dilnin nga spitali. Paralajmëroi se këto ditë do të lëshohet sistemi për caktim të “Termini Im” në ato klinika dhe reparte ku mjekët nuk bëjnë rotacione.
Ministri tha se tanimë tani, Qeveria dhe Komisioni për sëmundje infektive nuk kanë diskutuar mbylljen e mundshme të kufijve dhe kufizimet e fluksit të njerëzve nga Serbia dhe Kosova për shkak të rritjes së numrit të njerëzve që janë të sëmurë me KOVID-19 në ato vende, por që këtyre ditëve do të diskutojnë me autoritetet e tyre shëndetësore në lidhje me situatën dhe rreziqet e mundshme për vendin tonë.
“Nëse në çdo kohë vendosim që është e nevojshme një masë kufizuese, pavarësisht nëse bëhet fjalë për një kalim kufitar ose kufizim të lëvizjes në cilëndo pjesë të vendit, ne do ta rekomandojmë”, tha Filipçe.
Edhe kryeministri Oliver Spasovski në pyetjen nëse do të mbyllej kufiri verior, duke pasur parasysh situatën me koronavirusin, tha se ata i monitorojnë dhe analizojnë çdo ditë situatën në vendin tonë dhe në rajon. Ai theksoi se nëse ka ndonjë nevojë apo arsyetim që do të lindë nga Komisioni për sëmundje infektive, vendimet do të merren sepse, siç tha ai, “përparësia jonë e madhe është të mbrohemi, të mbrojmë shtetin dhe të mbrojmë shëndetin e qytetarëve”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNumri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Po kërkoheshin nga Interpoli – policia në Ferizaj sekuestron katër vetura me targa franceze
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert