LAJMI I FUNDIT:

Bilall Sherifi: PZAP konfirmoi se me votat e ligjshme Nisma është pjesë e Kuvendit

Bilall Sherifi: PZAP konfirmoi se me votat e ligjshme Nisma është pjesë e Kuvendit

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka marrë vendim në favor të koalicionit Nisma-AKR-PD lidhur me votat e Serbisë.

PZAP ka urdhëruar KQZ-në, që të largoj nga rezultati përfundimtar i zgjedhjeve votat e votuesve jashtë Kosovës të ardhura nga Serbia.

Pas këtij vendimi, ka reaguar edhe Nisma Socialdemokrate.


Sekretari i kësaj partie, Biall Sherifi ka thënë se PZAP me vendimet e sotme ktheu ligjshmërinë.

PZAP vendos në favor të koalicionit Nisma-AKR-PD, kërkon nga KQZ të largojë rezultatin e votave nga Serbia
Lexo po ashtu PZAP vendos në favor të koalicionit Nisma-AKR-PD, kërkon nga KQZ të largojë rezultatin e votave nga Serbia

Postimi i plotë:

Me vendimet e sotme PZAP ktheu ligjshmërinë dhe konfirmoi atë që vazhdimisht e kemi thënë, se me votat e ligjshme NISMA është pjesë e Kuvendit të Kosovës!
Urime dhe falënderime të gjithë anëtarëve, simpatizantëve dhe votuesve të Koalicionit tonë! Gjithashtu, mirënjohje dhe respekt për të gjithë ata që ngritën zërin kundër tendencave për të pranuar si të ligjshme zarfet e ardhura në mënyrë të paligjshme nga Serbia! /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori