LAJMI I FUNDIT:

BIK e dënon sulmin mbi Konsullatën e Turqisë në Prizren

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës dënoi ashpër sulmin e realizuar në prag të festës së flamurit mbi Konsullatën e Republikës së Turqisë në Prizren.

Në reagimin e BIK-ut thuhet se atakimi i misioneve diplomatike është veprim i papranueshëm, ndërsa atakimi i misionit diplomatik të një vendi mik siç është Turqia, është veprim që për qëllim ka cenimin e marrëdhënieve dhe raporteve vëllazërore që kanë dy vendet e dy popujt.

“Aktet dhe veprimet e tilla qyqare do të mbesin të izoluara dhe të dënuara, e si të tilla  nuk do të arrijnë që të prekin marrëdhënia dhe raportet tona të shkëlqyera e vëllazërore. Te Turqia ne shohim një aleate, mbështetëse e përkrahëse të kauzës sonë shtetërore. Dënojmë po ashtu edhe heqjen e flamurit turk, tanimë është e ditur dhe e dëshmuar se komuniteti turk është pjesë integrale e shtetësisë së Kosovës, ndërsa Turqia shtet mik i yni. Nuk është në traditën tonë që të përdhosim simbolet e miqve tanë”, thuhet në reagim. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
‘Përballje Podcast’ sjell ekspertë për të diskutuar sfidat e dezinformatave në zgjedhje: Përvoja nga Kosova dhe mësimet për të ardhmen

‘Përballje Podcast’ sjell ekspertë për të diskutuar sfidat e dezinformatave në zgjedhje: Përvoja nga Kosova dhe mësimet për të ardhmen

Politikë
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Lajme
Kandidat i AAK-së, Egzon Kelmendi reagon pas zjarrit në ETC: Do t'ia dalim, por kërkohet mbështetje institucionale

Kandidat i AAK-së, Egzon Kelmendi reagon pas zjarrit në ETC: Do t'ia dalim, por kërkohet mbështetje institucionale

Lajme
Prokuroria po shqyrton nëse ka elmente penale në zgjedhjen e Besnik Berishës në krye të KPM-së

Prokuroria po shqyrton nëse ka elmente penale në zgjedhjen e Besnik Berishës në krye të KPM-së

Lajme
Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit

Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit

Lajme
Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali

Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali

Lajme
Kalo në kategori