LAJMI I FUNDIT:

Bien temperaturat

Bien temperaturat

Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik, duke kushtëzuar një mot të ndryshueshëm, me riga shiu, intervale të gjata me diell, mjegull nëpër ultësira, kurse në viset malore reshjet e shiut do të jenë të përziera me borë.

Instituti hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi se nga dita e mërkurë e tutje do të ketë masa ajrore  të cilat vijnë nga veriperëndimi i vendit  duke bërë që  zhiva në termometër të pësojë zbritje në të dy vlerat.

Sasia e reshjeve do të jetë e ulët. Temperatura minimale e ajrit do të lëvizin ndërmjet -5  deri 4 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 5gradë deri 14 gradë Celsius.


Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi deri 6 m/s.