LAJMI I FUNDIT:

Bien shitjet e BMW i3 dhe i8

Bien shitjet e BMW i3 dhe i8

Gjiganti automobilistik gjerman BMW ka përjetuar edhe një muaj të dobët në shitjet e modeleve të linjës “i”.

Kompania bavareze ka plane të mëdha për automobilat elektrikë dhe hibridë, por aktualisht shitjet për modelet i3 dhe i8 janë duke shkuar dobët. Në mars, BMW shiti 2225 vetura i, ndërsa në tre muajt e parë të vitit shiti në total 5128 vetura. Kjo është 23 për qind më pak se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.


BMW po shpreson që këto të dhëna t’i përmirësojë me lansimin e versionit të ri të modelit i3. Ai pritet të arrijë sivjet në Paris Motor Show gjatë vjeshtës, me mundësi të kalimit prej më shumë se 190 kilometra për vetëm një mbushje.

Derisa shitjet e linjës “i” janë duke përjetuar rënie, BMW po shet modelet tjera me shumë sukses. Në total ajo arriti të shesë 476743 vetura në tremujorin e parë të vitit.