Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin tetor, ku thuhet se eksporti mbulon importin me 12.4 për qind.
ASK thotë se të dhënat nga Tregtia e Jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 13.7 për qind në muajin tetor 2018, në raport me periudhën e njëjtët të vitit paraprakë, gjegjësisht në vlerë prej 270.5 milionë eurosh, krahasuar me deficitin prej 238.0 milionë eurosh në vitin 2017.
“Eksporti mbulon importin me 12.4 për qind. Eksporti i mallrave në muajin tetor 2018 kishte vlerën 38.3 milionë euro, ndërsa importi 308.8 milionë Euro, që është një rritje prej 12.5 për qind për eksport dhe 13.5 për qind për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2017. Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 41.5 për qind të eksporteve e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 12.3 për qind e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 9.2 për qind e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 8.0 për qind e përbëjnë produktet minerale; 6.6 për qind e përbëjnë produktet bimore; 4.4 për qind e përbëjnë produktet e industrisë kimike; 3.7 për qind e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar; 2.7 për qind e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike etj. Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 16.2 për qind të importit e përbëjnë produktet minerale; 12.4 për qind e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 11.4 për qind e përbëjnë makinerità «, pajisjet mekanike dhe elektrike; 10.0 për qind e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani 7.7 për qind e përbëjnë mjetet e transportit; 7.0 për qind e përbëjnë produktet e industrisë kimike; 6.9 për qind e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 5.7 për qind e përbëjnë tekstili dhe artikujt prej tij etj”, thuhet në komunikatën e ASK-së.
Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 10.3 milionë euro, ose rreth 26.9 për qind e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 11.4 për qind. Ndërsa, partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE janë Gjermania me 6.1 për qind, Holanda me 3.8 për qind, Sllovenia 2.5 për qind.
Kurse, importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 124.4 milionë euro, ose 40.3 për qind e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 9.6 për qind. Importet me pjesëmarrje më të lartë ishin nga Gjermania 10.7 për qind, Italia me 4.5 për qind, Spanja 4.1 për qind, Sllovenia 3.4 për qind, Greqia 2.8 për qind, etj.
Në muajin tetor 2018, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 16.0 milionë euro, ose 41.9 për qind të eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej -7.3 për qind. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s ishin: Shqipëria 18.6 për qind, Maqedonia 10.4 për qind, Serbia 8.2 për qind dhe Mali i Zi 3.0 për qind.
Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-s në muajin tetor 2018, arritën në 86.2 milionë euro, ose 27.9 për qind të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 15.6 për qind. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin Serbia 12.3 për qind, Shqipëria 7.4 për qind, Maqedonia 5.1 për qind dhe B&H 2.6 për qind.
“Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 11.9 milionë euro, ose 31.3 për qind. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport vlen të përmenden: India (18.1 për qind) dhe Zvicra (8.0 për qind). Ndërsa, importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 98.1 milionë euro, ose 31.8 për qind. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin Turqia (10.2 për qind) dhe Kina 9.7 për qind”, thuhet në komunikatë. /Telegafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

Krepat natyrale Vici – Ëmbëlsia që ju duhet pas Iftarit

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Blej më të mirën dhe kurse me Petrol Company!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker