LAJMI I FUNDIT:

Bien çmimet e importit

Bien çmimet e importit

Indeksi i çmimeve të importit u ul me 1.5 për qind, në krahasim me tremujorin e dytë 2016 dhe me 0.7 për qind, në krahasim me tremujorin e parë 2017.

Ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të importit, në tremujorin e dytë 2017 është -1.5 për qind. Çmimet e importit të produkteve në aktivitetet e industrisë përpunuese kanë shënuar ulje me 1.4 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

Ndikimin kryesor në këtë rënie e kanë dhënë çmimet e importit të produkteve bujqësore të përpunuara me 3.0 për qind, të përpunimit të koksit dhe nënprodukteve të naftës me 0.2 për qind, prodhimit të kimikateve dhe produkteve kimike” me 1.9 për qind.


Krahasuar me tremujorin e dytë 2016, çmimeve e importit të produkteve në aktivitetin e nxjerrjes së mineraleve të tjera kanë shënuar rritje me 0.5 për qind.

Në tremujorin e dytë 2017, ndryshimi tremujor i indeksit është -0.7 për qind. Çmimet e importit në seksionin e industrisë nxjerrëse pësuan rritje me 1.1 për qind, ndërsa në seksionin e industrisë përpunuese pësuan rënie me 0.8 për qind, krahasuar me tremujorin paraardhës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A u cenua identiteti i agjenteve nga Osmani? – Presidenca e Kosovës sqaron publikimin e fotografisë me gratë e AKI-së

A u cenua identiteti i agjenteve nga Osmani? – Presidenca e Kosovës sqaron publikimin e fotografisë me gratë e AKI-së

Lajme
Zjarr në një fushë në Prapashticë – vdes një person

Zjarr në një fushë në Prapashticë – vdes një person

Kronika e Zezë
Misteri i palestinezit që vrau vajzën në Tiranë, kishte edhe pasaportë të Kosovës

Misteri i palestinezit që vrau vajzën në Tiranë, kishte edhe pasaportë të Kosovës

Lajme
Armatimet, çekët me sytë nga Uzina e Mjekësit - duan partneritet me Shqipërinë në mbrojtje

Armatimet, çekët me sytë nga Uzina e Mjekësit - duan partneritet me Shqipërinë në mbrojtje

Lajme
Përballë ndryshimeve globale, Kosova “t’i rimendojë aleancat”

Përballë ndryshimeve globale, Kosova “t’i rimendojë aleancat”

Lajme
Rinumërimi në Vushtrri, Xhafer Tahirit i hiqen 88 vota - pëson edhe vetë Rrezarta Krasniqi që ishte ankuar

Rinumërimi në Vushtrri, Xhafer Tahirit i hiqen 88 vota - pëson edhe vetë Rrezarta Krasniqi që ishte ankuar

Politikë
Kalo në kategori