Këngëtari 16 vjeçar pranon se ai e ka përfunduar romancën me të dashurën e tij prej shtatë muajsh gjatë një telefonate të nxehtë, por insiston se nuk është një veprim me të cilin ai krenohet.

“Unë jam ndarë nga një vajzë nëpërmjet telefonit, është e tmerrshme kjo, apo jo? Ne jemi zier gjatë një telefonate dhe unë thashë, ‘Nuk dua të jem më me ty’ dhe ajo filloi të qante. Unë e pashë atë pas kësaj dhe jam ndjerë në një pozitë të papërshtatshme, por tani nuk jemi armiq, kështu që kjo është mirë”, theksoi Bieber.


Bieber shtoi se ai nuk ua rekomandon të rinjve të tjerë këtë metodë të ndarjes nga të dashurat, ndërsa zbuloi se nëna e tij nuk e kishte lejuar atë të ketë të dashur deri në moshën 16 vjeçare, ndërsa ai e theu këtë rregull, por tha se nëna e tij u shpreh e zhgënjyer nga ky veprim i tij. /Telegrafi/