LAJMI I FUNDIT:

Bie vlera e aksioneve të Uber për 13 për qind pas raportimit të humbjeve

Bie vlera e aksioneve të Uber për 13 për qind pas raportimit të humbjeve

Aksionet e Uber ranë në vlerë pasi kompania zbuloi shifrat zhgënjyese të fitimit.

Rritja e të ardhurave u ngadalësua përballë konkurrencës së rëndë, duke çuar kompaninë në humbjen më të madhe tremujore.

Uber dhe konkurrentët po shpenzojnë shuma të mëdha në zgjerim, por shefi i kompanisë Dara Khosrowshahi, tha se presionet konkurruese po lehtësohen. Kjo nuk ndaloi çmimin e aksionit të Uber që të binte me 13 për qind.


Rivali Lyft raportoi shifra që u mirëpritën nga Wall Street dhe pritej që edhe Uber të raportonte shifra pozitive.

Por humbja e Uber u zgjerua në 5.2 miliardë dollarë për tre muaj deri më 30 qershor, një humbje shumë e madhe krahasuar me 878 milionë dollarë të tremujorit të vitit të kaluar.

Shifrat pasqyruan 3.9 miliardë dollarë shpenzime kompensimi të bazuara në aksione.

Të ardhurat totale u rritën 14.4 për qind në 3.2 miliardë dollarë, por nuk arritën vlerësimet mesatare të analistëve prej 3.4 miliardë dollarë.

Kostot e Uber u rritën 147 për qind në 8.7 miliardë dollarë në tremujor, duke përfshirë një rritje të mprehtë të shpenzimeve për kërkime dhe zhvillim. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Ibrahimi kërkon ndërhyrje urgjente nga Qeveria: Komunat rrezikojnë kolapsin financiar gjatë 2025-ës

Ibrahimi kërkon ndërhyrje urgjente nga Qeveria: Komunat rrezikojnë kolapsin financiar gjatë 2025-ës

Ekonomi
Reagon Murati: Janë dorëzuar mbi 23 mijë lëndë përmbarimore kundër komunave

Reagon Murati: Janë dorëzuar mbi 23 mijë lëndë përmbarimore kundër komunave

Ekonomi
Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Ekonomi
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

Ekonomi
Nga kërkimi në sukses - Telegrafi Jobs!

Nga kërkimi në sukses - Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Kalo në kategori