Në tremujorin e dytë të këtij viti janë regjistruar 2,033 ndërmarrje dhe krahasuar me tremujorin paraprak ka një rënie prej 12 për qind të ndërmarrjeve të regjistruara. Ndërsa, krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak ka rënie prej 23.4 për qind të ndërmarrjeve të regjistruara.
Kështu thuhet në raportin “Ndërmarrjet Ekonomike në Kosovë, tremujori i dytë 2020”, prezantuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), përcjell Telegrafi.
Për sa u përket aktiviteteve ekonomike, më të preferuarat gjatë këtij tremujori ishin tregtia me shumicë dhe pakicë, riparim i mjeteve motorike, motoçikletave me 488 ndërmarrje të regjistruara apo 24 për qind, ndërtimtaria me 328 ndërmarrje të regjistruara apo 16.1 për qind, prodhimi me 309 ndërmarrje të regjistruara apo 15.2 për qind, akomodimi dhe aktivitetet e shërbimeve me ushqim me 191 ndërmarrje të regjistruara me 9.4 për qind dhe aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike me 189 ndërmarrje të regjistruara me 9.3 për qind.
Në kategorinë me 1 deri në 4 të punësuar janë gjithsej 1,963 ndërmarrje të regjistruara, në këtë tremujor me 96.6 për qind, me 5 deri 9 të punësuar janë 53 sosh apo 2.6 për qind, me 10 deri në 19 të punësuar janë 11 ndërmarrje të regjistruara me 0.5 për qind me 20 deri 249 të punësuar janë 6 ndërmarrje të regjistruara me 0.3 për qind, ndërsa në kategorinë me 250 e më shumë të punësuar, nuk ka ndonjë ndërmarrje të regjistruar gjatë këtij tremujori.
Sa i përket shtrirjes gjeografike të ndërmarrjeve të regjistruara në nivel të komunave prin Komuna e Prishtinës me 551 ndërmarrje të regjistruara apo 27.1 për qind, ndjekur nga Ferizaj me 164 ndërmarrje të regjistruara apo 8.1 për qind, Prizreni me 153 ndërmarrje të regjistruara me 7.5 për qind, Peja me 127 ndërmarrje të regjistruara me 6.2 për qind, Gjilani me 110 ndërmarrje të regjistruara apo 5.4 për qind dhe Gjakova me 108 ndërmarrje të regjistruara me 5.3 për qind. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë