Bie numri i rasteve me coronavirus në Spitalin e Gjakovës, rriten kërkesat për shërbimet post-COVID
Në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës “Isa Grezda” aktualisht janë duke u trajtuar pesë pacientë me COVID-19, ndërsa tre janë në pritje të rezultateve të testeve.
Këta pacientë që po trajtohen në spitalin e Gjakovës janë nga zona veriore e Shqipërisë.
Nga ky institucion publik shëndetësor thonë se tashmë ka filluar të rriten kërkesat spitalore për trajtim të pasojave nga COVID-19.
Kështu ka bërë të ditur në një intervistë për KP, drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Gjakovës, Hilmi Shala i cili tha se gjendja e pacientëve është stabile pasi janë edhe të vaksinuar.
“Fatmirësisht si në gjitha institucionet e Kosovës edhe në institucionin tonë ka rënie të numrit të pacientëve. Sot kemi vetëm 8 pacientë, 5 nga ta janë pozitivë, 3 pritet të konfirmohen do u bëhen testet. Çka është për tu theksuar se të gjithë pacientët janë nga Shqipëria, që të gjithë janë nga zona veriore e Shqipërisë.
Nga Kosova nuk kemi asnjë pacientë që është COVID pozitiv i shtruar tek ne … Kryesisht mirë edhe pse janë disa në moshë por janë të vaksinuar dhe po besoj që do e kalojnë shumë mirë COVID-in pasi disa edhe janë të vaksinuar”, theksoi ai.
Shala thotë se ndonëse tani ka rënie të rasteve pozitive që po kërkojnë hospitalizim, në këtë institucion shëndetësor janë rritur kërkesat për shërbime post-COVID.
“Momentalisht ka edhe pacientë të cilët që janë negativë por janë post-COVID, por ka filluar kjo që thoni ju që tek ne të rikthehen pacientët post-COVID”, thotë drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Gjakovës.
Drejtori i Spitalit “Isa Grezda” në Gjakovë thotë se aktualisht janë rikthyer shërbimet në të gjitha repartet, derisa thotë se në këtë nëntë mujor të vitit 2021 shërbime spitalore kanë marr mbi 11 mijë e 500 pacientë.
“Ne jemi kthyer në normalitet, të gjitha repartet tanë janë në funksion të pacientëve, por edhe kur ishim me COVID të gjitha repartet kanë funksionuar i kemi bëre nga 2-3 reparte në një repart për 9 muaj ne i kemi pasur afërsisht 11 mijë e 500 pacientë të cilët kanë qenë të hospitalizuar për shërbime të ndryshme. Janë realizuar diku 1350 operacione të ndryshme kemi pasur 684 lindje gjini mashkullore dhe 643 gjini femërore. Po ashtu kemi mbi 75 mijë vizita mjekësore që janë realizuar shërbime të ndryshime”, tha ai.
Derisa ka bërë thirrje që sa më shumë qytetarët t’i përgjigjen vaksinimit kundër COVID-19, Shala tha se brenda çdo dite vetëm 5% e pacientëve kanë qenë të vaksinuar dhe ata e kanë kaluar shumë më lehtë infektimin me coronavirus.
“Çdo herë i kemi pas 5 % të pacientëve që kanë qenë të vaksinuar por fatmirësisht të gjithë kanë kaluar mirë pacientët që kanë qenë të vaksinuar kanë kaluar mirë dhe është fat që një institucionin tonë ata që kanë qenë të vaksinuar gjithçka ka shkuar mire”, u shpreh Shala.
Meqenëse vendi është në fushatë zgjedhore për zgjedhjet lokale të 17 tetorit, drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Gjakovës, Hilmi Shala shprehet i bindur se me këtë trend të vaksinimit Kosova do të arrijë ta mposhtë COVID-19.
“Sa kam parë deri tani nuk ka pasur shumë fushata me shumë njerëz në grumbuj të mëdha po uroj dhe po apeloj tek politikanët që të keni kujdes se pastaj shëndetësia dhe punëtorët shëndetësorë po e kanë mbi supe menaxhimin e pandemisë. Nëse vaksinimi i qytetarëve ndodh siç është duke shkuar tani unë jam i bindur se si Kosovë do e kalojmë pandeminë mirë”, theksoi Shala.
Në 24 orët e fundit, 41 persona kanë rezultuar pozitiv në COVID-19, ndërsa 1 person ka vdekur si pasojë e infektimit.
Ndërsa, gjatë ditës së djeshme janë vaksinuar mbi 8 mijë e 600 persona.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Çfarë na bën ajri i ndotur?
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë
Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025