Pandemia e koronavirusit ka ulur numrin e kurorëzimeve për rreth 30 për qind në Maqedoninë e Veriut.
Sipas të dhënave të Entit shtetëror të Statistikave, më së paku martesa, përkatësisht 268, janë realizuar në muajin prill të vitit 2020, kur edhe virusi filloi të përhapet në këtë shtet. Ndërkaq, numri më i lartë i martesave është regjistruar në gusht, përkatësisht 1.176.
Në tremujorin e dytë të vitit 2020 – muajt prill, maj dhe qershor – numri i kurorëzimeve ka shënuar rënie për 66.5 për qind, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Rënie e kurorëzimeve është shënuar edhe në tremujorin e fundit të vitit 2020, për 19.7 për qind. Në total, gjatë vitit 2020, 2.689 çifte janë kurorëzuar në Maqedoninë e Veriut apo 659 më pak se në vitin 2019.
Kurorëzimet më 2020, numri i kurorëzimeve, ulja në përqindje krahasuar me vitin 2019
Tremujori i parë: 2.229 – 17.1%
Tremujori i dytë: 1.147 – 66.5%
Tremujori i tretë: 3.768 – 12.9%
Tremujori i katërt: 3.348 – 19.7%
Elena Petkovska, 26 vjeçe, thotë se ka shtyrë datën e kurorëzimit. Ajo për Radion Evropa e Lirë shprehet se kurorëzimi është një ngjarje shumë e rëndësishme në jetë, andaj ajo pret që kohëra më të mira, që këtë ngjarje të mund ta ndajë me të afërmit.
“Viti 2020 është vit që të gjithëve na e ndryshoi mënyrën e jetës. Gjatë vitit të kaluar, me të dashurin kishim planifikuar dasmën, por për shkak të kufizimeve që imponoi koronavirusi, ne e anuluam. Në këto rrethana nuk mund të caktojmë datën e kurorëzimit sepse nuk duam rrezikojmë jetën e të afërmve”, thotë Petkovska.
Ndërkaq, Ersan Pajaziti thotë për Radion Evropa e Lirë se dasmën e kishte planifikuar që ta bënte në verën e vitit 2020. Por, pasi u shfaq pandemia, ai thotë se priti që situata epidemiologjike të vihej nën kontroll, por pasi e pa që COVID-19 pamundësoi organizimin e dasmave, ai së bashku me tashmë bashkëshorten e tij, Semran, u kurorëzuan në prani të familjes së ngushtë.
“Pasi biseduam me tashmë bashkëshorten time, vendosëm që aktin e martesës ta bëjmë në kohë pandemie. Kjo për ne kishte dhe një simbolikë plotësuese, ajo se pandemia mund të bllokojë gjithçka, por jo dhe martesën që parqet kurorëzimin e një dashurie. Më duhet të them se mungesa e dasmës na ka kursyer të holla. Nëse për dikë 2020 ishte vit i brishtë, vit i trishtueshëm, për mua dhe bashkëshorten time ishte vit i bukur dhe pres që 2021 të jetë edhe më i bukur sepse jemi në pritje të zgjerimit të familjes”, thotë Pajaziti.
Sociologët thonë se në uljen e numrit të kurorëzimeve ka ndikuar frika e shkaktuar nga pasiguria që sjellë kriza e pandemisë.
Ilia Acevski, profesor i sociologjisë në Universitetin e Shkupit, thotë për Radion Evropa e Lirë se zyrtarizimi i një lidhjeje nuk është vetëm akt solemn, por paraqet një besatim se çifti do të jetë bashkë, në të mirë dhe në të keq. Por, sipas tij, në rrethana të pandemisë, askush nuk mund ta përcaktojë se çfarë kuptimi ka shprehja “në të keq”, andaj Acevski thotë se çiftet e reja po vendosin që ta shtyjnë martesën.
“Rritja e shkallës së papunësisë, ulja e të ardhurave si dhe e ardhmja e pasigurt, të gjitha këto që i shkaktoi kriza e pandemisë, pikërisht këto një i ri e ka të vështirë që të vendosë që të futet në jetë bashkëshortore, përkatësisht të fillojë një jetë të re”, thotë sociologu Acevski.
Pandemia e koronavirusit, veç tjerash ka ndryshuar edhe formën e shënimit të aktit të kurorëzimit. Fisnik Murtezi, fotograf profesional, tregon për REL, se çiftet e reja tani po fokusohen në setet fotografike gjatë celebrimit të martesës, në mënyrë që ato të mund t’i ndajnë më pas me miqtë e tyre në rrjetet sociale.
“E vetmja mënyrë që të rinjtë të kenë një kujtim nga celebrimi i martesës është realizmi i foto-sesioneve pasi më dasmat nuk mund të organizohen në restorante. Tani, aktuale për çiftet e sapomartuara është edhe realizimi i videove të ashtuquajtura ‘love story’, ku paraqitet një rrëfim i shkurtër i jetës së nuses dhe dhëndrit dhe dashurisë së tyre”, thotë Murtezi./REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMaqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar