Bie numri i duhanpirësve në Shqipëri

Shqiptarët po largohen çdo ditë e më shumë nga duhani. Ekspertët e ISHP, pohojnë se në dy dekadat e fundit shifrat e duhanpirësve po bien.
Ndërsa apelojnë që të rinjtë të mos bien pre e këtij vesi, kërkojnë që konsumatorët të nisin përpjekjet për ta lënë duhanin pasi tashmë është e vërtetuar se ai shkakton dëme të rëndësishme shëndetësore.
“Duhanpirja shkakton kancer, sëmundje të zemrës dhe një sërë sëmundjesh të tjera dhe është përgjegjëse për shëndet të keq në Shqipëri. Kanceri i mushkërive, që është kanceri kryesor që ndikohet drejtpwrdrejtw nga duhanpirja është 4 herë më i lartë tek meshkujt se tek femrat, ekzakt aq sa është më e lartë duhanpirja tek meshkujt se tek femrat”, thotw Alban Ylli, specialist i ISHP-së.
Edhe pse raporti i hartuar nga OBSH e paraqet Shqipërinë si një vend me politika të mira të duhanpirjes, sërish duket se zbatimi i ligjit ka vend për përmirësim.
“Mund të ngelet problem zbatimi i pirjes në ambientet publike, shitja e cigareve tek të rinjtë dhe deri diku problem kostot e blerjes së duhanit që janë relativisht të lira në Shqipëri”, shprehet Ylli.
Shqipëria ka nivele të ulëta të duhanpirjes tek femrat por studimi i realizuar nga OBSH ka nxjerrë në pah se rajoni europian është lider në botë për konsumin e duhanit nga femrat.
Të dhënat treguan se përdorimi i duhanit tek gratë ra nga 22,3% që ishte në vitin 2000 në 17,6% në vitin 2024.



















































