Qeveria e Kosovës ka mbajtur Ankandin KV011-16 të emetimit të Letrave me Vlerë, ku u ofertuan Obligacione Qeveritare dy vjeçare në vlerë nominale prej 30 milionë euro.
Nga to, 12 milionë euro do të shërbejnë për ri-financimin e Obligacionit të emetuar në qershor 2014, kurse pjesa tjetër prej 18 milionë euro do të jetë e hyrë buxhetore, thuhet në një njoftim të qeverisë.
Në këtë ankand tregu ka shfaqur kërkesë për blerje në vlerë 51.86 milionë euro, kurse është pranuar vetëm shuma e shpallur paraprakisht e që është 30 milionë euro. Norma e interesit për këtë ankand ishte 0.76% vjetore, gjë që paraqet një dallim prej -40 pikësh bazë krahasuar me normën e interesit të ankandit të kaluar të Obligacioneve 2 vjeçare e cila ishte 1.16%.
Njëra ndër arsyet kryesore për këtë rënie të normës është rezultati i referendumit për daljen e Mbretërisë së Bashkuar nga BE. Kjo ka bërë presion në normat e kthimit të obligacioneve të shteteve evropiane, duke i dërguar edhe më tutje në territor negativ. Si rezultat, obligacionet tona janë bërë më atraktive për institucionet financiare në vend.
Emetimi i Obligacioneve Qeveritare ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në ruajtjen e qëndrueshmërisë financiare të Shtetit si dhe në krijimin e një ambienti të përshtatshëm për zhvillim ekonomik nga sektori real. Normat e ulëta nënkuptojnë besueshmëri të lartë në Republikën e Kosovës si dhe kosto më të lirë të huamarrjes, gjë e cila ndikon drejtpërdrejtë në koston e investimeve në projekte zhvillimore.
Blerësit sipas kategorive të obligacioneve Qeveritare të Ankandit KV011-16, janë Bankat: 25.94 milionë euro, Fondet Pensionale: 4.06 milionë euro. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush është vajza biznesmene që po pushton tregun muzikor?
24 orë na ndajnë nga ngjarja e madhe Halving në Bitcoin
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!
Telegrafi fuqizon shërbimet e marketingut duke sjell reklamim atraktiv
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi