LAJMI I FUNDIT:

Bie në mënyrë drastike çmimi i kriptovalutës së Melanias – gjithçka duket si një grabitje e madhe

Bie në mënyrë drastike çmimi i kriptovalutës së Melanias  – gjithçka duket si një grabitje e madhe

MemeCoin Melania Trump ka pësuar dështim total dhe sot ka rënë nën pragun e një dollarit për herë të parë që nga prezantimi i tij.

Në momentin kur është shkruar ky artikull, ai po tregtohet me çmimin rreth 99 cent, që përfaqëson një rënie prej mbi 93 përqind nga vlera rekord prej 13.73 dollarë për kriptomonedhë.

Analistët financiarë dhe të kriptomonedhave e cilësojnë këtë si një nga kolapset më dramatike të kriptomonedhave këtë vit, çka ka sjellë akuza ndaj presidentit amerikan, Donald Trump dhe gruas së tij për manipulim të tregut, tregti nga brenda dhe lidhje me kriptomonedha të tjera kontroverse.


Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?
Lexo po ashtu Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Një ditë para inaugurimit të Trump si president, më 19 janar të këtij viti, Melania Trump prezantoi një kriptomonedhë me emrin $MELANIA në blockchain-in Solana, raportojnë mediat.

Kriptomonedha e saj u promovua si “objekt koleksionimi digjital”, jo si një investim, por çmimi u rrit shpejt me një shkallë të pabesueshme prej 24 mijë për qind brenda disa orëve nga prezantimi, duke arritur një vlerë të tregut mbi 2 miliardë dollarë.

Analistët e blockchainit identifikuan disa probleme në lidhje me memecoin-in e Melanisë menjëherë pas prezantimit. Për të shmangur terminologjinë komplekse financiare që përdoret në tregtimin e kriptomonedhave, token-i $Melania mund të përshkruhet më mirë si karta koleksionuese në edicion të kufizuar.

Në momentin e prezantimit, për blerje ishin të disponueshme rreth 200 milionë karta, por brenda disa ditësh ky numër u dyfishua në rreth 537 milionë. Përkthyer, kjo është si të zbuloni që një kartë koleksionuese e rrallë që keni blerë, në fakt nuk është aq e rrallë, pasi krijuesi ka krijuar më shumë prej saj.

Vetëm një përqindje e vogël ka qenë në dispozicion për t’u shitur publikisht, ndërsa njerëzit nga ekipi i Melanisë mbajtën shumicën për vete. Thjesht, këto probleme sugjerojnë se $Melania nuk u krijua dhe nuk u prezantua për të përfituar investitorët e zakonshëm, por për të pasuruar ata që e krijuan.

Në kundërshtim me kriptomonedhat tradicionale si Bitcoin, të cilat kanë për qëllim të shërbejnë si para digjitale ose për qëllime të tjera funksionale, memecoin-et zakonisht krijohen si shaka ose trende online pa ndonjë përdorim të vërtetë në botën reale.

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto
Lexo po ashtu Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Ato zakonisht lindin nga meme-t online, trende virale ose figura të njohura dhe nuk kanë qëllim të sjellin teknologji inovative ose të zgjidhin probleme specifike. Shpesh kanë emra humoristikë dhe paraqesin një segment shumë të paparashikueshëm të tregut të kriptomonedhave.

Çmimet e tyre shpesh ndryshojnë drastikisht, pasi janë në masë të madhe të bazuara në trende nga rrjetet sociale dhe mbështetje nga figura të famshme, e jo në vlerën e tyre reale dhe intrinseke.

“Memecoin-et në të vërtetë janë tokena digjitalë të krijuar për argëtim ose spekulim, e jo për të zgjidhur ndonjë problem të vërtetë”, tha Nigel Green, CEO i kompanisë këshilluese deVere Group. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Mashtrimet bankare përmes E-mail-eve dhe SMS-ve: 36 raste të keqpërdorimit të kartelave në 2024 – BQK dhe SHBK rrisin masat e sigurisë

Mashtrimet bankare përmes E-mail-eve dhe SMS-ve: 36 raste të keqpërdorimit të kartelave në 2024 – BQK dhe SHBK rrisin masat e sigurisë

Ekonomi
Bie në mënyrë drastike çmimi i kriptovalutës së Melanias  - gjithçka duket si një grabitje e madhe

Bie në mënyrë drastike çmimi i kriptovalutës së Melanias - gjithçka duket si një grabitje e madhe

Botë
Trump është president, bursat po bien, Bitcoin po humb vlerë - çfarë po ndodh në SHBA?

Trump është president, bursat po bien, Bitcoin po humb vlerë - çfarë po ndodh në SHBA?

Botë
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Ekonomi
Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Ekonomi
Kalo në kategori