Një 39-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Tropojës, pasi duke prerë pemë një prej tyre ka rënë mbi një të moshuar dhe i ka marrë jetën.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit bëhet e ditur se materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë shpallën në kërkim shtetasin B. Q., 39 vjeç, banues në Shipshan, pasi duke prerë pemë në bjeshkën e Pojanës, dyshohet se një pemë ka rënë mbi shtetasin M. K., 79 vjeç, i cili është dëmtuar dhe për pasojë ka humbur jetën në spital. Vijon puna për kapjen e 39-vjeçarit dhe për dokumentimin e rrethanave të rastit. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/