Bideni është penduar për mbështetjen për Netanyahun: Duhet të veprojë, para se të jetë vonë
Nga: Simon Tisdall / The Guardian
Përkthimi: Telegrafi.com
Joe Bideni e ka një problem me emrin Benjamin Netanyahu – dhe, në secilin ditë brutale dhe të përgjakshme që kalon, bëhet më urgjente mënyra se si këtë problem e trajton. Mijëra jetë të palestinezëve varen nga përgjigja ndaj këtij problem. Po ashtu, varen edhe shpresat për ta ndalur këtë luftë jashtëzakonisht shkatërruese që po përhapet përtej Gazës, si dhe shpresa për përparimin drejt paqes së qëndrueshme.
Bombardimet e kryeministrit izraelit, pas armëpushimit dhe pushtimi tokësor të Gazës jugore, duken të jenë edhe më “djallëzore” – sipas fjalëve të një zyrtari të OKB–së – sesa kaosi masiv në veri që i parapriu kësaj. Presidenti amerikan e ka fuqinë dhe ndikimin e mundshëm për ta frenuar aty ku liderët evropianë dhe arabë nuk munden. Bideni duhet të marrë drejtimin.
Shumë kohë përpara sulmeve terroriste të Hamasit në jug të Izraelit më 7 tetor – ku u vranë rreth 1 200 njerëz – ishte e dukshme se Netanyahu dhe Bideni mezi po flisnin me njëri-tjetrin. U refuzua ftesa e zakonshme e Shtëpisë së Bardhë – pas zgjedhjeve të vjeshtës së kaluar, të cilat në pushtet e sollën koalicionin e djathtë të Netanyahut.
Arsyeja kryesore ishte shqetësimi i Bidenit për politikat ekstremiste dhe anti-palestineze të përkrahura nga qeveria e re, veçanërisht në Bregun e pushtuar Perëndimor. Megjithatë, kur Hamasi sulmoi, Bideni – duke qenë në thelb një person i përmbajtur dhe i ndershëm – dallimet i la mënjanë. Gabimi i tij, ose ndoshta vetëmashtrimi i tij i qëllimshëm, ishte se besonte se Netanyahu ishte njeri me cilësi të ngjashme. Bideni menjëherë i propozoi 14 miliardë dollarë për ndihmë ushtarake, vendosi aeroplanmbajtëse dhe fluturoi për në Tel-Aviv. Fjalimi i tij emocionues drejtuar një kombi të pikëlluar, ofroi njëfarë ngushëllimi dhe ndjeshmërie krejtësisht të panjohur për Netanyahun.
Megjithatë, kjo shfaqje e mbështetjes thuajse të pakushtëzuar, nga Netanyahu menjëherë u interpretua si carte blanche – për të bërë gjithçka që i pëlqente në ndjekjen e Hamasit në Gazë. “Arritja” e tij kryesore deri më sot – duke pasur parasysh faktin se terroristët mbeten të pamposhtur – është masakra e paprecedentë e civilëve palestinezë që thuhet se ka arritur në rreth 16 mijë vdekje.
Pasi fillimisht dyshoi për shkallën e madhe të masakrës, dalëngadalë – shumë ngadalë – Bideni e ka ndryshuar qëndrimin e vet, duke bërë thirrje gjithnjë e më të forta për proporcionalitet, për qasje ndaj ndihmës humanitare dhe respekt për të drejtën ndërkombëtare.
Pjesërisht po reagon për shkak të presionit arab dhe frikës për një luftë më të gjerë, pjesërisht nga shqetësimi i shtuar midis demokratëve dhe votuesve më të rinj – për veprimet e Netanyahut. Por, duket se ka qenë vërtet i tronditur. Ky nuk është Izraeli që dikur e njihte dhe që për dekada të tëra e mbështeti në Kongres.
Megjithatë, Netanyahu dhe gjeneralët e tij që në ndërkohë po pretendojnë se po e dëgjojnë Bidenin, në të vërtetë nuk janë duke e dëgjuar. Sulmi i tyre i tmerrshëm ndaj Kan-Junisit, pas armëpushimit – qytetit më të madh në jug të Gazës dhe bazë e supozuar e liderit të Hamasit, Yahya Sinwar – sërish po shkakton viktima masive.
Antony Blinkeni, sekretari amerikan i Shtetit, javën e kaluar i tha Netanyahut se Uashingtoni është duke e humbur durimin. “Humbja masive e jetës së civilëve dhe zhvendosjet e nivelit që pamë në Gazën veriore, nuk duhet të përsëriten në jug”, tha ai.
Kërkesës së Blinkenit që Izraeli të ndalojë shkeljen e ligjit ndërkombëtar – të cilin ai ashiqare po e bën çdo ditë – jehona e fuqishme iu dha nga nënpresidentja amerikane Kamala Harris, në Dubai. Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin, e paralajmëroi Netanyahun se po e “zëvendëson fitoren taktike me humbjen strategjike”, duke i shtyrë palestinezët në krahët e Hamasit.
Netanyahu është brenda bindjeve të veta dhe reziston ndaj këshillave të jashtme, madje edhe nga miku dhe partneri i domosdoshëm ushtarak, diplomatik dhe financiar i Izraelit. Por, kjo ka kuptim vetëm nëse i shërben interesit të Izraelit. Ky është thelbi. Që nga fillimi i kësaj krize, Netanyahu, si zakonisht, interesat personale dhe politike i ka vënë para atyre të vendit.
Pas përgjegjësisë për dështimin më të keq të sigurisë në 56 vjet, ai shpreson të shpëtojë reputacionin dhe punën e vet duke e kryer një luftë të suksesshme – dhe mundësisht një luftë të gjatë. Tash për tash, Netanyahu me qëllim, madje edhe me krenari, po i refuzon nxitjet e ShBA-së për të shmangur taktikat që në të ardhmen do të shkaktojnë viktima të mëdha të tjera në Gazën jugore.
Vazhdon të shkel premtimet për të mos penguar furnizimet me ndihma nga Egjipti. Ndërkohë, sistemi telefonik i ushtrisë me kodin oruellian QR – për evakuimin e civilëve në zonat e supozuara si të sigurta, që me sa duket është më e mira që mund të bëjë si përgjigje ndaj presionit amerikan – është thjesht i pazbatueshëm pas ndërprerjeve të telekomunikacionit.
Edhe më zhgënjyes është fakti – nga pikëpamja e fqinjëve arabë dhe komunitetit ndërkombëtar – se Netanyahu dëshiron të krijojë një zonë të përhershme mbrojtëse në territorin e mbipopulluar të Gazës. Duke e preferuar pushtimin ushtarak, pa u frenuar, kategorikisht e kundërshton pikëpamjen e Bidenit se Autoriteti Palestinez është zgjidhja më e mirë për të marrë drejtimin e Gazës, pas luftës, ndërsa tallet me bisedat për ringjalljen e zgjidhjes me dy shtete.
Mbi të gjitha, ai është duke injoruar, madje edhe duke u ballafaquar me rrezikun e përshkallëzimit më të gjerë rajonal – makthi të cilit Uashingtoni i frikësohet më së shumti. Që nga përfundimi i armëpushimit në Gazë, të premten, dhuna që ndërlidhet me të në mënyrë të parashikueshme është ndezur sërish në Bregun Perëndimor dhe në Libanin jugor në Detin e Kuq.
Netanyahu mund të llogarisë se ka avantazh politik për të qenë në gjendje të pretendojë se u “rezistoi” amerikanëve. Bideni duhet të mos lejojë abuzimin me këtë nocion – dhe me idenë më të madhe shkatërrimtare se ai mund të vazhdojë me luftën e cila kolektivisht po e dënon një popullsi të pambrojtur, që gjithnjë e më shumë i dëmton interesat e ShBA-së dhe të perëndimorëve, dhe që e dëmton sigurinë afatgjate të Izraelit.
Bideni nuk mund të vazhdojë të qëndrojë në prapavijë apo të fshihet prapa zyrtarëve të vet. Ai personalisht duhet të ndërhyjë – dhe të tërheq një vijë. Ajo që nevojitet nga Shtëpia e Bardhë është më pak nga akte dashamirësie prej xhaxhai, më pak nga Xhoi i ndjeshëm, dhe më shumë nga patriarkali kokëfortë dhe komandanti i përgjithshëm i një superfuqie.
Bideni duhet të ndalojë me përgjërimet dhe përkëdheljet, duhet të tregojë kostot konkrete të këtij kursi të pamatur (përfshirë sanksionet e propozuara të ShBA-së) dhe të flasë drejtpërdrejt, siç bëri në tetor, me izraelitët dhe me shumicën anti-ekstremiste që është kundër Netanyahut. Zëvendësimet e mundshme të kryeministrit përfshijnë Yair Lapidin dhe Benny Gantzin. Bideni duhet të godasë në ca koka.
Netanyahu nuk është person i përshtatshëm për të udhëhequr me Izraelin, në këtë krizë. Atij nuk i intereson se sa njerëz vdesin, për sa kohë që mbijeton. Duke e shfrytëzuar kujtesën për viktimat e tetorit dhe duke i rrezikuar pengjet e mbetura, ai po i tërheq izraelitët në një rrugë vdekjeprurëse – mbi trupat e grumbulluara të popullit të Gazës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje