LAJMI I FUNDIT:

Biden thotë se nuk ka besim në një tranzicion paqësor të pushtetit nëse Trump humb

Biden thotë se nuk ka besim në një tranzicion paqësor të pushtetit nëse Trump humb

Presidenti amerikan Joe Biden tha të mërkurën se nuk beson se do të ketë tranzicion paqësor të pushtetit nëse ish-presidenti Donald Trump humb në nëntor, duke vënë në dukje komentet e kandidatit republikan që sugjerojnë se e vetmja mënyrë që ai do të humbte është nëse zgjedhjet vidhen prej tij.

“Nëse Trump fiton, jo, nuk jam aspak i sigurt”, tha Biden në një interviste dhënë për CBS News, për para se të korrigjohej, transmeton Telegrafi.

“Ai vërtetë e mendon atë çfarë thotë, nuk po e marrin seriozisht, por ai vërtetë mendon ashtu – do të keq gjakderdhje”, tha ai në intervistën e tij të parë, pasi i dha fund fushatës dhe hoqi dorë nga rikandidimi.


Trump qysh në mars ka paralajmëruar se nëse humb në zgjedhjet e nëntorit – do të ketë “gjakderdhje” për auto-industrinë amerikane dhe vendin.

Biden ka paralajmëruar prej kohësh se Trump nuk ka gjasa të pranojë zgjedhjet nëse humb, duke e bërë çështjen e mbrojtjes së demokracisë një parim qendror të fushatës së tij të vitit 2024.

Biden u përpoq të krahasonte refuzimin e Trump për të pranuar rezultatet e zgjedhjeve, me vendimin e tij për t’u larguar si kandidati demokrat.

“Shikoni, nuk jam unë ai që ka thënë se dua të jem diktator në ditën e parë. Nuk jam ai që ka refuzuar të pranojë rezultatet e zgjedhjeve. Gjithashtu nuk jam ai që ka thënë se ai nuk do të pranojë rezultatet. Nuk mund ta duash vendin tënd vetëm kur fiton”, shtoi Biden. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon  Trump

Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon Trump

Amerika
Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Evropa
Putin: Rusia testoi një raketë të re me rreze të mesme në një sulm ndaj Ukrainës

Putin: Rusia testoi një raketë të re me rreze të mesme në një sulm ndaj Ukrainës

Evropa
Reagimet e para izraelite pas lëshimit të urdhër arrestit ndërkombëtar kundër Netanyahut

Reagimet e para izraelite pas lëshimit të urdhër arrestit ndërkombëtar kundër Netanyahut

Azia
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Urdhër arresti për Netanyahun, reagon BE-ja: Ky nuk është një vendim politik, por i drejtësisë

Urdhër arresti për Netanyahun, reagon BE-ja: Ky nuk është një vendim politik, por i drejtësisë

Evropa
Kalo në kategori