LAJMI I FUNDIT:

Joe Biden: Masakra e armenëve gjatë kohës së Perandorisë Osmane ishte një gjenocid

Joe Biden: Masakra e armenëve gjatë kohës së Perandorisë Osmane ishte një gjenocid

Presidenti amerikan, Joe Biden, e ka përshkruar masakrën e armenëve në vitin 1915 si një gjenocid.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, vrasjet ndodhën gjatë ditëve në rënie të Perandorisë Osmane, paraardhëse e Turqisë së sotme.

Megjithatë çështja është shumë e ndjeshme, derisa Turqia pranon mizoritë por hedh poshtë termin “gjenocid”.


Një zyrtar amerikan për sa i përket rastit në fjalë, tha se lëvizja nuk kishte për qëllim të fajësonte Turqinë e sotme.

Biden njoftoi Erdoganin për një hap i cili mund të provokojë tensione të reja ndërmjet SHBA-së dhe Turqisë
Lexo po ashtu Biden njoftoi Erdoganin për një hap i cili mund të provokojë tensione të reja ndërmjet SHBA-së dhe Turqisë

Sidoqoftë, ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, menjëherë reagoi në Twitter duke potencuar se qeveria e tij “nuk do të merrte mësime nga askush për historinë e tyre”.

Administrata e mëparshme amerikane nuk e kanë përdorin termin në deklaratat zyrtare mes shqetësimeve për dëmtimin e marrëdhënieve me Turqinë, e cila është aleate e NATO-s.

Turqia: Deklarata e Biden për ngjarjet e vitit 1915 nuk do të pranohet kurrë nga populli turk
Lexo po ashtu Turqia: Deklarata e Biden për ngjarjet e vitit 1915 nuk do të pranohet kurrë nga populli turk

Armenia thotë se 1.5 milion njerëz u vranë në vitin 1915-1916, duke iu referuar masakrës si gjenocid.

“Kujtojmë të gjithë ata që vdiqën në gjenocidin armen të epokës Osmane dhe rivendosim vetën për të parandaluar një mizori të tillë, në mënyrë që të mos ndodh kurrë”, ka thënë Biden.

Presidenti Biden të shtunën u bë Presidenti i parë i SHBA-së që njohu zyrtarisht masakrën e armenëve nën Perandorinë Osmane si një gjenocid. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial

Botë
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?

Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?

Botë
Zelensky jep versionin e tij rreth telefonatës me Donald Trump

Zelensky jep versionin e tij rreth telefonatës me Donald Trump

Botë
Sulm me granatë në qytetin francez - policia jep detajet e para

Sulm me granatë në qytetin francez - policia jep detajet e para

Evropa
Trump thotë se ka folur me Putinin: Negociatat për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë do të fillojnë

Trump thotë se ka folur me Putinin: Negociatat për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë do të fillojnë "menjëherë"

Botë
NASA ka përshpejtuar kthimin e astronautëve të Boeing Starliner nga ISS

NASA ka përshpejtuar kthimin e astronautëve të Boeing Starliner nga ISS

Botë
Kalo në kategori