LAJMI I FUNDIT:

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë digjitalizon 265 mijë faqe

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë digjitalizon 265 mijë faqe

Falë punës së Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, përgjatë gjithë muajve të izolimit si pasojë e koronavirusit, është arritur realizimi i një faqeje të re online dhe digjitalizimi i mbi 265 mijë faqe librash, revistash, dorëshkrimesh, antikuarësh.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti. Ajo u shpreh se “ndërkohë po ecim me ritme të shpejta për t’ia kthyer ‘Aneksin’ e Bibliotekës Kombëtare, publikut, përmes sallave të dedikuara, ku për herë të parë do të dalin në dritë koleksione të rralla, në gjuhë të ndryshme”.


“Falë digjitalizimit do arrijmë të mbushim disa hendeqe, që na krijon pamundësia e prekjes fizike me librin”, shtoi Margariti.

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, si institucion i parë shtetëror, publik e laik, mban për datë të themelimit të saj 10 korrikun 1920. Koleksioni i saj historik i ka fillimet që në vitin 1917. Në momentin e përurimit si BKSh, më 10 dhjetor 1922, kishte një koleksion prej 6000 vëllimesh. Sot koleksioni i saj i kalon një milion vëllime.

Koleksionet me karakter albanologjik u rritën pas Luftës së Dytë Botërore, kryesisht si rezultat i konfiskimit të disa librarive dhe koleksioneve private të personaliteteve të kulturës nga regjimi i atëhershëm komunist.

Ndryshimet demokratike të viteve ’90 të shekullit XX mundësuan edhe ndryshimin e politikave të Bibliotekës Kombëtare. Nga modeli i bibliotekave të Europës Lindore me kufizime të skajshme në dhënien e informacionit dhe shfrytëzimin e disa kategorive të caktuara të literaturës, tani BKSh është krejtësisht e hapur për publikun e gjerë.

BKSH është qendra arkivore e të gjitha botimeve duke mbledhur, përpunuar, restauruar, ruajtur dhe vënë në dispozicion të publikut trashëgiminë e shkruar kulturore të popullit shqiptar. /atsh/

Në trend Kultura

Më shumë
Ana Komnena për zbarkimin e vikingëve në Durrës: Libri ku “për herë të parë” përmenden shqiptarët!

Ana Komnena për zbarkimin e vikingëve në Durrës: Libri ku “për herë të parë” përmenden shqiptarët!

Kulture
Portreti që frymëzoi Shekspirin të shkruante Othellon

Portreti që frymëzoi Shekspirin të shkruante Othellon

Piktura
ASAJ

ASAJ

Fjala+
TË JETOSH …

TË JETOSH …

Poezi
VDEKJES

VDEKJES

Poezi
Të fyer e të poshtëruar...

Të fyer e të poshtëruar...

Fjala+
Kalo në kategori