LAJMI I FUNDIT:

Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe ajo e Izraelit nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi

Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe ajo e Izraelit nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi

Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe ajo e Izraelit nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi

Sipas njoftimit, ky memorandum synon zhvillimin e një partneriteti të bazuar në bashkëpunimin që përfshin fushat shkencore, profesionale, të digjitalizimit dhe të veprimtarive kulturore.


“Ky Memorandum do të kontribuojë në një kuptim më të thellë të nevojave të partneritetit, duke përfshirë: Shkëmbimin e koleksioneve, të botimeve të vendeve përkatëse, shkëmbimin e informacionit bibliografik në dispozicion të tyre dhe që është me interes të përbashkët; Bashkëpunimin shkencor, përmes të të cilit të dyja bibliotekat do të promovojnë shkëmbimin e informacionit shkencor dhe hulumtimin në fondet e tyre të trashëgimisë; Shkëmbimin e informacionit bibliografik dhe njohurive teknike-teknologjike, për t’i zhvilluar praktikat profesionale në lidhje me teknologjitë e reja dhe standardet ndërkombëtare, që përbëjnë një mundësi për të zhvilluar shërbime cilësore për studiuesit në kontekstin tonë”, thuhet në njoftim.

Biblioteka njofton se gjithashtu do të bëhet shkëmbimi i praktikave, ekspertëve dhe profesionistëve nga fusha e digjitalizimit, përfshirë shkëmbimin e materialeve bibliotekare dhe sigurimin e qasjes në burimet digjitale të të dyja institucioneve, në përputhshmëri me legjislacionin në fuqi për mbrojtjen e të drejtës së autorit dhe të privatësisë.

“Bibliotekat do të ndërmarrin nisma për projekte të përbashkëta në fushën e digjitalizimit si shkëmbimin e infrastrukturave digjitale me interes të përbashkët shkencor/kulturor. Po ashtu, Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe Biblioteka Kombëtare e Izraelit do të bashkëpunojnë në fusha të ndryshme, si: organizimin e konferencave, ekspozitave, promovimeve të botimeve të rëndësishme të autorëve dhe/ose studiuesve kosovarë ose izraelitë apo edhe të huaj, aktiviteteve të përbashkëta kulturore/shkencore me karakter kombëtar dhe ndërkombëtar, si dhe promovimin e historisë gojore – të rrëfimeve dhe dëshmive për bashkëjetesën, miqësinë dhe solidaritetin historik midis popullit shqiptar dhe popullit hebre”, thuhet në njoftim.

Sipas tyre, ky memorandum do të avancojë vullnetin për bashkëpunim midis të dyja institucioneve më të larta bibliotekare të të dy shteteve, për të përfaqësuar vlerat e kërkimit në informacion, të bashkëveprimit dhe të bashkërendimit sipas interesit të veçantë, që përfshin promovimin nga të dyja institucionet të kulturës dhe historisë kosovare dhe hebraike, nga perspektiva bashkëkohore dhe historike.

Në trend Lajme

Më shumë
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Kalo në kategori