Bia Khalifa është banorja e radhës që u zbulua nga produksioni si pjesë e Big Brother VIP Kosova 4.

Ajo është rritur në Rumani dhe se atje zhvillon jetën dhe aktivitetet e saj, ndonëse ka mësuar shqip nga TikTok-u.


E veç saj, u prezantua edhe transgjinorja nga Shqipëria, Linda Rei.

Ato janë të lumtura që u bënë pjesë e këtij reality shou dhe se premtojnë spektakël brenda.

Tashmë janë zbuluar një pjesë e madhe e banorëve në këtë edicion, secili me karaktere të ndryshme.

Janë të përfshirë nga muzika, arti nga fusha e sportit e po ashtu edhe të biznesit.

Gjithsej në këtë mbrëmje do të zbulohen 20 banorë.

PRIME 1 - Big Brother VIP Kosova 4 | 17.11.2025 www.youtube.com