LAJMI I FUNDIT:

Beyonce shkëlqen e mbuluar me kristale në veshje nga Gucci dhe Balenciaga

Beyonce shkëlqen e mbuluar me kristale në veshje nga Gucci dhe Balenciaga

Beyonce gjatë javës së kaluar lansoi koleksionin e ri, ndërsa tani mahniti me një kombinim veshjesh.

Superylli postoi një sërë fotosh nga një natë dalje me bashkëshortin Jay-Z në Instagram të martën mbrëma, e veshur me një veshje vezulluese Gucci x Balenciaga të mbuluar plotësisht me kristale dhe me vlerë mbi 28 mijë euro.


Beyonce kombinoi një xhaketë argjendi të shndritshme që mbante logot e të dy markave luksoze me çizme në formë dollakësh të mbuluara me gurë – një nga stilet më të njohura të Balenciaga, këtë herë të mbuluar me monogramin ikonik të Gucci-t me dy ‘G’.

Krijuesja e hitit “Halo” kompletoi pamjen me doreza pa gishta që përputheshin në mënyrë të përsosur me veshjet e saj vezulluese të këmbëve, së bashku me vathët Messika diamanti, syze me kornizë të qartë dhe një çantë Gucci në formë zemre anatomike.

Pamja e saj vjen nga koleksioni Vjeshtë 2021 i Guccit, i cili pa drejtorin kreativ Alessandro Michele duke “hakuar” disa prej modeleve më të njohura të Balenciaga – si dollakët e lartpërmendur – dhe i mbuloi ato me ngjyra të theksuara për t’i bërë të tijat. /Telegrafi/