Beyonce ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm me performancën e saj të Krishtlindjeve në NFL, që u transmetua në stadiumin NRG në Houston.

Shfaqja 15-minutëshe, e cila përfshinte tetë këngë, u ndoq nga më shumë se 27 milion amerikanë, duke dyfishuar numrin e shikuesve të performancës së saj në CMA Awards 2016, që kishte vetëm 12.8 milion shikues.


Ky moment erdhi pas një viti të mbushur me suksese për këngëtaren, e cila lëshoi albumin e saj debutues në stilin country, "Cowboy Carter", i cili u prit me entuziazëm të madh nga fansat, shkruan DailyMail.

93508975 14230103 Beyonc managed a ratings triumph at her NFL Christmas halftime p m 2 1735311168753

Beyonce kishte shprehur më parë se albumi i saj i ri lindi nga një përvojë ku nuk u ndje e mirëpritur, një referencë që fansat e lidhën me performancën e saj në CMA Awards, ku ajo u kritikua për përfshirjen e saj në një shfaqje të muzikës country dhe mbështetje ndaj lëvizjes Black Lives Matter.

Edhe pse nuk e përmendi ngjarjen drejtpërdrejt, performanca e saj e fundit tregon se ka fituar një pranimin më të madh nga publiku, duke pasur një ndikim të fortë edhe në industrinë e muzikës country. /Telegrafi/

89451767 14230103 Fans are infuriated after Beyonce didn t receive any nominations a 3 1735311374103

93487095 14228913 Netflix revealed in a press release Thursday that over 27M Ameri a 31 1735270319341

93487089 14228913 Of that group 24 3M average minute audience were watching the fo a 32 1735270319354