Krijuesja e hitit “Halo”, e cila është e martuar me hip-hop superyllin, Jay-Z, ka thënë se marrëdhëniet shoqërore me fermat i kanë ndihmuar asaj që të zgjedhë mashkullin e duhur.

“Mendoj se në njëfarë mënyre jam feministe. Nuk është diçka të cilën e vendosa se do të bëhesha, ndoshta për shkak se u ngrita në një grup këndimi me femra tjera dhe ajo më ka ndihmuar. Kjo më mbajti larg telasheve dhe lidhjeve të këqija”.


“Miqësitë e mia me vajza janë vetëm pjesë të personalitetit tim që nuk më lejojnë t’i bëj keq dikujt. Unë kurrë nuk do të doja ta tradhëtoja një miqësi, sepse më pëlqen të jem femër, më pëlqen të jem mike me femra tjera”.

“Mendoj se mësojmë shumë nga shoqet tona femra, miqësia është tejet, tejet e rëndësishme”, u shpreh Beyonce. /Telegrafi/