LAJMI I FUNDIT:

Beyonce dhe Jay-Z bashkohen me “Tiffany & Co”, dhurojnë bursa për pesë universitete amerikane

Beyonce dhe Jay-Z bashkohen me “Tiffany & Co”, dhurojnë bursa për pesë universitete amerikane
Foto: Beyonce & Jay-Z për Tiffany & Co

Carters po dhurojnë dashuri në pesë kolegje dhe universitete historikisht për njerëz me ngjyrë (HBCU).

Pas fillimit të fushatës së tyre “Për dashurinë” , është njoftuar se Beyonce dhe Jay-Z kanë partnerizuar me Tiffany & Co për programin e Bursave të Dashurisë përmes BeyGOOD dhe Fondacionit Shawn Carter, shkruan CNN.

Tiffany & Co ka premtuar dy milionë dollarë për financim bursash për studentët në artet dhe fushat krijuese në shkollat ​​e vogla private dhe të zgjedhura si: Universiteti Lincoln në Pensilvani, Universiteti Shtetëror Norfolk në Virxhinia, Kolegji Bennett në Karolinën e Veriut, Universiteti i Arkansas në Pine Bluff dhe Universiteti Shtetëror në Ohio.


Foto: Mason Poole

“Ne do të donim të falënderonim Fondacionin Shawn Carter, BeyGOOD, Carters dhe familjen Tiffany & Co për përfshirjen e Universitetit Lincoln në këtë dhuratë të mahnitshme”, tha në një deklaratë, Brenda A. Allen, presidente e Universitetit Lincoln.

“Lincoln ka vendosur një përparësi të lartë në mbështetjen e arteve dhe shkencave humane në kampusin tonë. Sigurimi i mbështetjes financiare për studentët që ndjekin këto drejtime rrit aftësinë e tyre për t’u angazhuar plotësisht në studimet e tyre.”

Foto: Mason Poole

Çifti i martuar ka një histori të mbështetjes së HBCU -ve.

Beyonce edhe më parë ka dhënë bursa përmes fondacionit të saj BeyGOOD dhe performancës së saj në Coachella në vitin 2018 (e cila u përjetësua në dokumentarin e saj në Netflix “Homecoming”).

Beyonce mund të nominohet për “Oscar”, me këngën biografike për babanë e Venus dhe Serena Williams
Lexo po ashtu Beyonce mund të nominohet për “Oscar”, me këngën biografike për babanë e Venus dhe Serena Williams

Jay-Z gjithashtu ka ndihmuar studentët duke përfshirë organizimin e një turneu me autobus për HBCU në 2019. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“Të vij në mes të Prishtinës edhe të tregoj” – Gerti kërcënon Gjestin gjatë një debati të tensionuar në Big Brother VIP Albania

“Të vij në mes të Prishtinës edhe të tregoj” – Gerti kërcënon Gjestin gjatë një debati të tensionuar në Big Brother VIP Albania

Magazina
Gjesti i afrohet te fytyra dhe e provokon Gramosin në BBVA: Dua të të puth

Gjesti i afrohet te fytyra dhe e provokon Gramosin në BBVA: Dua të të puth

Magazina
Zjarri masiv i Los Angelesit shumë pranë shtëpive të familjes Kardashian, enklava e tyre është në rrezik potencial për t'u përfshirë nga flakët

Zjarri masiv i Los Angelesit shumë pranë shtëpive të familjes Kardashian, enklava e tyre është në rrezik potencial për t'u përfshirë nga flakët

Magazina
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4

Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit

Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit

Magazina
G Bani shkon për ta kontrolluar Gjestin teksa po qëndronte nën ujë pa lëvizur në vaskë

G Bani shkon për ta kontrolluar Gjestin teksa po qëndronte nën ujë pa lëvizur në vaskë

Magazina
Kalo në kategori