Koordinatori i grupit parlamentar të Frontit Evropian, Blerim Bexheti, ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të Hristijan Mickoskit.

Bexheti thotë se nuk vendos kryeministri se BDI a do të qëndrojë në opozitë, por vendosin shqiptarët.


Ai shtoi se Marrëveshja e Ohrit nuk mund të preket, pasi garantohet edhe nga SHBA edhe nga BE.

“Në tetor Mickoski do t’i mësojë dy të vërteta të hidhura. E para: nuk është ai që cakton kush i përfaqëson shqiptarët as me “pushtetin” e tij, e as me ndihmën e vazalëve që i shërbejnë. E dyta: Marrëveshja e Ohrit nuk është letër që mund të griset me një firmë të tij. Ajo është e vulosur me gjakun e shqiptarëve dhe e blinduar me nënshkrimet e SHBA-së dhe BE-së. Për Mickoskin, kjo marrëveshje do të mbetet gjithmonë një “kafshatë që nuk kapërdihet”. Tetori është afër dhe ai do ta kuptojë këtë më shumë se kurrë!”, shkruan Bexheti