Partia Demokratike u shpreh me anë të një deklarate se 24 korriku është dita e instalimit të monizmit të plotë të Edi Ramës në Shqipëri”.
“24 korriku i vitit 2022 do të gdhendet me germa të zeza në muret e kohës si një ditë fatkeqësie kombëtare për demokracinë dhe liritë e shqiptarëve”, thekson PD.
“Sot, me inaugurimin e Presidentit socialist, pas 32 vjetësh, në Shqipëri rivendoset monizimi i plotë. Nga sot, Edi Rama dhe partia e tij shtet, kontrollojnë mbi 99% të pushteteve në Shqipëri. Ata kanë të përqendruar në duart e tyre 11% pushtet më shume se sa kontrollonte në 1991 Ramiz Alia, diktatori i fundit komunist i Shqipërisë. Sot, për herë të parë në 31 vite, në Shqipërinë moniste, në pushtetin ekzekutiv të vendit, të gjithë qeveritarët qendrorë ministrat, zëvendës ministrat, sekretarët e përgjithshëm, drejtorët, punonjësit, janë vetëm të një partie, dmth të partisë shtet të Edi Ramës”, nënvizon PD.
“Sot, pas 31 vjetësh, të gjithë qeveritarët vendorë dhe të gjithë këshilltarë vendorë të vendit janë të një partie, dmth të Partisë (shtet) Socialiste. Po kështu, për herë të parë pas 31 viteve, Presidenti i Republikës, të gjithë drejtuesit e institucioneve kushtetuese apo të ngritura me ligj, janë vetëm të një partie, partisë-shtet. Sot, falë pseudoreformës sorosiane të drejtësisë, që shndërroi drejtësinë e vendit në degë të ekzekutivit socialist, të gjithë drejtuesit e institucioneve kryesore të drejtësisë, KLGJ, KLP, ILD, çdo prokuror, çdo hetues, sikundër dhe çdo gjykatës Fakti apo Apeli, gjykatës në Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese, përveçse njërit, janë, që të gjithë, të përzgjedhurit dhe në tërësi të emëruarit e Edi Ramës dhe partisë-shtet”, thekson PD.
“Sot, si asnjëherë në 31 vjet, kreu i partisë-shtet, Edi Rama, pasi e mori peng, bën në parlament, para shqiptarëve dhe botës, lojërat e turpshme me fasadë opozitën dhe shtyp në mënyrë antikushtetuese të drejtat legjitime të opozitës së vërtetë”, shton PD.
“Sot, në Shqipërinë moniste partia shtet, me klientelën dhe oligarkët e saj, kontrollon plotësisht ekonominë, financat dhe çmimet e energjisë, ushqimeve dhe shërbimeve të qytetarëve. Sot, të gjitha mediat e mëdha, dhe në tërësi 95% e mediave të tjera, kontrollohen nga partia- shtet dhe kreu i saj”, vijon PD.
Partia Demokratike deklaron se, “me vendosjen sot të monizmit të plotë në Shqipëri, kanë rënë rendi demokratik, kushtetues dhe vetë Kushtetuta, që garanton kontrollin dhe balancën e pushteteve. Me këtë rast, rikujtojmë se Edi Rama mori pushtetin nga një koalicion në të cilin Partia Demokratike, si partia më e madhe qeverisëse në dy mandatet e saj, kontrollonte nga 37% në vitin 2005 në 48% në vitin 2013, të pushtetit të vendit. Pasardhës i bllokmenëve hoxhistë demonë të pushtetit, Edi Rama, në traditën e tyre, shtriu nga viti në vit duart e tij të zeza gjersa arriti të rivendosë sot, me zgjedhjen e Presidentit të tij, monizmin e plotë në Shqipëri. Edi Rama, i etur pafundësisht për pushtet personal, për pasurimin e tij arriti të rivendosë monizmin pas 30 viteve pluralizmi në Shqipëri”.
Partia Demokratike deklaron se, “në historinë e njerëzimit, monizmi ideologjik, fetar, apo i bazuar në drogën dhe krimin, u ka sjellë kombeve dramat më të mëdha në tërë ekzistencën e tyre. Më mirë se çdo komb tjetër, pasojat shkatërrimtare të monizmit i kemi provuar ne shqiptarët”.
“Për të gjitha këto: Partia Demokratike dhe Fronti i Shpëtimit të Shqipërisë angazhohen dhe konsiderojnë se liria, demokracia, qenia, identiteti dhe kultura shqiptare janë në një rrezik ekzistencial dhe, zotohen se do të bëjnë gjithçka, së bashku me të gjithë shqiptarët, për shpëtimin sa më parë të Shqipërisë nga monizimi i partisë-shtet të Edvin Ramës, duke i rezervuar atij fatin e monizmit të parë”, përfundon deklarata e PD./Atsh
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
Zgjedhjet në Kosovë: Kush voton e kush jo dhe pse ka rëndësi?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!