Java e 9-të e Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut do të zhvillohet këtë të shtunë, pasi grumbullimi i përfaqësueses për ndeshjet e Ligës së Kombeve fillon menjëherë pas saj. Ekipet janë të mobilizuara për të luftuar për pikët që janë mjaft të vlefshme në këtë fazë, dhe që do të ndikojnë në pozicionet e tyre në renditje, njofton Telegrafi.
Edhe kjo javë, do të sjellë ndeshje mjaft interesante, me ekipe të cilat kërkojnë pikë që kanë shumë vlerë, si për të mbetur në kreun e renditjes, si për të ikur nga zona e rrezikut. Java e nëntë na sjell derbin e radhës shqiptar, ku ekipi i Gostivarit do të jetë nikoqir i Besës. Dy ekipet kanë një ecuri të mirë në ndeshjet e fundit, me Gostivarin që është favorit, por Besa ka dëshmuar se po e merr veten në kampionat dhe mundet të befasojë edhe favoritët.
Lideri aktual i renditjes në tabelë, Shkëndija e Tetovës këtë javë do të udhëtojë drejt Kratovës, aty ku do të takohet me Sileksin. Ekipi nikoqir është kundërshtar mjaft i papërshtatshëm, por edhe fusha e tyre është për tu dëshiruar, pasi nuk është në gjendjen më të mirë të mundshme, andaj kjo do të jetë një sfidë e madhe për të përzgjedhurit e trajnerit Jeton Beqiri, i cili dëshiron të vazhdojë të ruaj vendin e parë në tabelë.
Ndërkohë, Struga do të luajë si mysafire kundër Vardarit në Shkup. Ekipi i Qatip Osmanit është favorit, ndërsa Vardari është në një periudhë të dobët, duke humbur dy ndeshjet e fundit. Ky është një moment i mirë për Strugën për të rikuperuar pikë.
Shkupi aspak nuk e gjetur veten në këtë sezon dhe nuk është më ajo ekip e cila gjithmonë pritej që të fiton. Ambiciet e klubit nga Çairi ishin për të luftuar për kreun e tabelës, por rezultatet e dobëta kanw bwrw qw tw ndërrohen dy trajner deri mw tani. Me emërimin e trajnerit të ri Arpaslan Erdem pritet të shihet nëse shkupjanwt do të kenë përmirësim. Pikërisht në këtë javë Shkupit do tw ketë përballë AP Breran, që ky ekip si duket ka arritur të konsolidohet, pas një fillimi jo dhe aq të mirë.
Voska Sporti nga Ohri mban fundin e tabelës me vetëm 5 pikë të grumbulluara, ndërsa këtë javë do të ketë përballë ekipin që deri më tani nuk ka shijuar disfatën Rabotniçkin nga Shkupi. Statistikat e favorizojnë ekipin nga Shkupi që ka pranuar më pak gola në këtë fazë të kampionatit, ndërsa nga ana tjetër Voska ka pranuar më shumë gola deri më tani. Sigurisht se pikët vlejnë shumë për të dy ekipet dhe pritet të zhvillohet një ndeshje mjaft e luftuar deri në minutat e fundit.
Dueli i fundit i javës së nëntë është ai në mes Pelisterit dhe Tikveshit, që gjithashtu janë në pjesën e poshtme të tabelës, pozitën e tetë, gjegjësisht atë të njëmbëdhjetë. /Telegrafi/
Ndeshjet e javës së 9-të (e shtunë, 05.10.2024, ora 14:00): Gostivari – Besa, Shkupi – AP Brera, Sileksi – Shkëndija, Vardari – Struga, Voska Sport – Rabotniçki dhe Pelisteri – Tikveshi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame