Paulo Marqueti, Adilson Tosi dhe djali i tij, Miguel, ishin duke u shëtitur me qenin e tyre, pranë një liqeni në Jaborandi, në Sao Paulo të Brazilit.

Në mes të shëtitjes, qeni i tyre ishte disa hapa pas dhe u afrua për të pirë ujë në lagunë, dhe në atë kohë ai u kap nga një anakonda e madhe rreth 4 metra e gjatë që ishte fshehur nën ujë, transmeton Telegrafi.

Gjarpri shtrëngoi qenin me gjithë trupin e tij dhe e tërhoqi atë në lagunë.

Paulo, i cili është një veteriner, dhe Adilson, trainer i qenve, dëgjuan lehjen e qenit të tyre, u kthye nga rruga e tij dhe pa skenën e tmerrshme.

“Papritur kemi dëgjuar lehjen e qenit dhe kemi menduar se ai kishte kapur diçka. Kur lehja e tij u bë një ulërimë, unë e dija se diçka ishte jashtëzakonisht gabim me të. Kam shtyrë biçikletën drejt brigjeve të lagunës dhe pashë që një gjarpër i madh kishte shtrënguar qenin dhe po e tërhiqte atë në ujë”, tha Marqueti për një media lokale.

Ai u hodh në liqen për të provuar të shpëtonte kafshën e tij nga vdekja e sigurt.

“Ai kishte forcën e tre burrave, unë nuk mund ta hapja gojën e tij për të liruar qenin”, tha Marqueti.

Pas një beteje prej disa minutash, Margueti mori disa copa druri, arriti ta vendoste atë në gojën e anakondës dhe kjo bëri që ai t’a lëshonte qenin. /Telegrafi/