Një nga lojtarët që të ardhmen e ka të panjohurit, por do të transferohet kësaj vere është Neymar.

Shumë pak mendojnë se ai do të qëndrojë në Paris Saint-Germain, me Barcelona dhe Real Madrid, që e duan firmën e tij.


Dy gjigantët spanjollë kanë bërë betejë edhe për emra tjerë të mëdhenj më parë.

Të dy klubet duan lojtarët më të mirë dhe për këtë kanë histori në tregun e transferimeve.

Christian Karembeu

Të dy klubet e donin Karembeu, 23 vjet më parë, por Los Blancos e morën pasi ai ia kishte dhënë fjalën Lorenzo Sanzit.

Barcelona pati bisedime me Sampdoria për nënshkrimin e francezit, por u mbyll me kaq.

15662409807382

Ivan Rakitic

Mesfushori kroat kishte shumë oferta kur ishte në Sevilla duke përfshirë edhe ato nga Barcelona, ​​Real Madrid dhe Atletico Madrid.

Los Blancos ishin një nga skuadrat e para që morën kontaktet me përfaqësuesit e lojtarit, por përfundimisht Rakitic zgjodhi Camp Noun.

15655354897960

Paul Pogba

Të dyja, Real Madrid dhe Barcelona ishin në garë për Pogban në vitin 2015 kur ai ishte te Juventus.

Klubi italian kërkoi 100 milion euro për mesfushorin, që kaloi te Manchester United për 120 milionë euro një vit më pas.

Barcelona dhe Real Madrid të dyja ende e kanë plan lojtarin.

15662410665935

Marco Asensio

Drejtori sportiv i Barcelonës, Andoni Zubizarreta ishte një tifoz i madh i Asensio në fazat e hershme të karrierës së tij dhe zhvilloi bisedime për sjelljen e tij në Camp Nou.

Marrëveshja ishte aq afër sa spanjolli ishte në qytetin e Barcelonës në verën e vitit 2014 duke kërkuar një shtëpi për të jetuar.

Megjithatë, Blaugrana nuk dëshironin të paguanin 4.5 milionë euro te Mallorca, gj që e bëri Real Madridi për ta sjellë atë në Santiago Bernabeu.

15662412954708

Takefusa Kubo

Barcelona u detyrua ta linte Kubo të shkonte në vitin 2014 për shkak të sanksioneve nga FIFA, pasi i riu japonez kishte kaluar tre vjet në La Masia.

Kubo u largua. Pesë vjet pas, në moshën 18 vjeç, ai po luan për Real Madridin.

15662413446680

Ferland Mendy

Eric Abidal e identifikoi Mendyn si një nga lojtarët që mund të siguronte mbështetje për Jordi Alba në Camp Nou.

Barcelona pati disa takime me LyonIN, por francezi përfundoi në Madrid.

15662414456847

Barcelona vendosi për Junior Firpon. /Telegrafi/

telegrafi sport app