LAJMI I FUNDIT:

Besonte se vaksina kundër coronavirusit ndryshon ADN-në e njeriut, farmacisti amerikan tenton t’i shkatërrojë qindra doza

Besonte se vaksina kundër coronavirusit ndryshon ADN-në e njeriut, farmacisti amerikan tenton t’i shkatërrojë qindra doza

Një farmacist amerikan i cili muajin e kaluar shkatërroi qindra doza të vaksinës kundër coronavirusit, është “i apasionuar pas teorive konspirative” dhe që beson në thashethemet se vaksina nuk është e sigurtë, shkruan AP.

Steven Brandenburg kishte nxjerrë nga frigoriferi i Qendrës Medicinale Aurora në Grafton të Visconsin 57 shishe të vogla të vaksinës kundër COVID-19 nga Moderna, ku secila prej shisheve përmban 10 doza – duke tentuar kështu t’i shkatërrojë, sepse gabimisht kishte besuar se vaksina është e rrezikshme dhe se mund të ndryshojë ADN-në e njeriut, transmeton Telegrafi.

Vaksinat bashkëkohore të Pfizer dhe BioNtech përmes teknologjisë RNA, i ofrojnë trupit të njeriut informacione për proteinat virusale që ndihmojnë në formimin e antitrupave kundër coronavirusit.


Ekspertët thonë se nuk ka dëshmi që ato ndryshojnë ADN-në e njeriut, kurse tashmë miliona njerëz janë vaksinuar me këtë vaksinë.

Ato duhet ruajtur në temperatura tejet të ulëta, ndryshe mund të shkatërrohen, e një gjë të tillë kishte tentuar të bëjë edhe Steven Brandenburg, është thënë në seancën e parë dëgjimore.

“Ai ishte i bindure që vaksina nuk është e sigurtë, pasi që metoda e RNA-së sipas tij e bënë këtë ilaç të pasigurtë”, ka thënë gjykatësi.

Brandenburg në fillim i kishte thënë menaxhmentit të spitalit se rastësisht ishin nxjerrë vaksinat nga frigoriferi, por më vonë kishte pranuar se me qëllim i kishte nxjerrë jashtë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Turqia
Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Evropa
Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Amerika
Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Evropa
'Pushtohet' interneti me reagime pas deklaratës së papritur të Musk: E dua Trumpin aq sa një

'Pushtohet' interneti me reagime pas deklaratës së papritur të Musk: E dua Trumpin aq sa një "straight" mund të dojë një burrë tjetër

Botë
Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Amerika
Kalo në kategori