Besojeni ose jo: Tifozët e Liverpoolit shkaktuan tërmet në Anfield teksa festonin titullin

Sipas një studimi të shkencëtarëve nga Universiteti i Liverpulit, tifozët e kampionit të ri të Anglisë shkaktuan dridhje të tokës ndërsa festonin fitimin e titullit kampion.
Të dielën, Liverpooli zyrtarisht fitoi titullin e 20-të të kampionit të Anglisë, pasi mundi Tottenham Hotspur me rezultatin 5-1. Me këtë, ai përmblodhi një sezon të patëmetë në Angli dhe u dekorua me trofeun më prestigjioz.
Një festë e madhe pasoi në Anfield dhe tifozët e Liverpoolit festuan për ditë të tëra. Atmosfera tregohet më së miri nga fakti që shkencëtarët nga Universiteti i Liverpulit regjistruan dridhje më serioze të tokës gjatë festimit.
Tifozët e Anfield shkaktuan një tërmet me magnitudë 1.74 ballë teksa festonin një gol në fitoren kundër Tottenham Hotspur.
Shkencëtarët nga Universiteti i Liverpulit mbërritën posaçërisht në Anfield për të matur lëvizjet e mundshme të tokës të shkaktuara nga turma.
Ata përdorën pajisje që përdoren normalisht për të monitoruar tërmetet dhe zbuluan se 60,145 tifozë të Liverpoolit gjeneruan aktivitet sizmik në përgjigje të golave.
Ndikimi më i madh u shkaktua nga goli i Alexis Mac Allister në minutën e 24-të, kur dridhja e tokës u mat me një magnitudë prej 1.75 ballësh.
“Këto ishin dridhje të vogla, jo aq të forta sa të ndiheshin në tribuna, por aq të fuqishme sa të linin një gjurmë të qartë dhe të qëndrueshme në Anfield”, tha Dr. Farnaz Kamranzad.
Studimi u krye nga Franz Kamranzad dhe kolegët e saj, profesorët Antoine Septier dhe Ben Edwards.
"Festimi i tyre ishte aq i zhurmshëm sa për të lëvizur Tokën", shtoi Edwards.
Goli i Mohamed Salah, i dyti i ndeshjes, shkaktoi një dridhje me magnitudë 1.6 ballë, dhe çdo gol pasues, mjaft i parashikueshëm, shkaktoi dridhje më të dobëta. /Telegrafi/



















































