“Besoj në rezultat pozitiv”, Fisnik Asllani ka shpresë se Kosova e ndalë Suedinë

Sulmuesi Fisnik Asllani beson se nëse lojtarët japin më të mirën atëherë mund të marrin rezultat pozitiv ndaj Suedisë.
Përballja e të hënës mbrëma është kyçe për Suedinë, shkaku se kanë vetëm një pikë në kuadër të kualifikuesve për Kupën e Botës.
Megjithatë, në konferencë për shtyp – Asllani ka deklaruar se Kosova mund të merr rezultat pozitiv.
“Normalisht është një lojë shumë e vështirë me Suedinë. Edhe pse e kemi fituar ndeshjen e parë, do të jetë më e vështirë sepse jemi mysafir. Nëse japim më të mirën atëherë besoj se mund të arrijmë rezultat pozitiv”.

“Vetëm një pikë e fituar nga Suedia? Është surprizë e madhe që kanë vetëm një pikë sepse kanë kualitet të madh, sidomos sulmin e kanë ekstrem të fortë me Isak, Gyokeres e Elanga. Na duhet më dhanë maksimumin nesër”, përfundoi ylli i Hoffenheimit.
Ndërkohë, Asllani pritet sërish ta nisë nga stoli meqenëse Franco Foda po preferon që dyshja e sulmit të jetë Vedat Muriqi dhe Albion Rrahmani.
Kujtojmë, ndeshja e zjarrtë që zhvillohet në Gotenberg do të nis me fillim nga ora 20:45./Telegrafi/



















































