Besohet se kjo bimë tërheq fat dhe para, por assesi nuk duhet mbajtur në dhomën e gjumit

Ekspertët e Feng Shui-t besojnë se disa bimë tërheqin begati dhe mirëqenie në shtëpi
Bimët sjellin një energji të veçantë në hapësirë, siç e dinë të gjithë ata që kujdesen për to, por disa dallohen edhe për vetitë e tyre feng shui.
Njëra prej tyre është clivia – një bimë shtëpie me gjethe jeshile të mishta dhe të mëdha dhe një lule magjike, zakonisht me ngjyrë portokalli.
Lulëzon një herë në vit, zakonisht në pranverë dhe lulja e saj në formë tubi i jep bimës një bukuri të veçantë ekzotike. Kur lulëzon, në mënyrë simbolike do të thotë se lajme të mira do të arrijnë së shpejti në shtëpinë tuaj, transmeton Telegrafi.
Mirëpo, në mënyrë që clivia të lulëzojë, ajo ka nevojë për kujdes adekuat. Ajo e ka edhe vendin e vet. Domethënë, i pëlqen pjesa veriore e shtëpisë dhe nuk duhet të ekspozohet në rrezet e forta të diellit. I pëlqen temperatura e dhomës dhe në dimër nuk duhet mbajtur në temperaturë më të ulët se 10 gradë.
Bima ujitet sipas nevojës. Në dimër ujitet çdo 20 ditë, ndërsa gjatë verës dhe pranverës duhet të ujitet më shpesh. Duhet ta plehëroni lëngshëm nga marsi deri në shtator, si dhe në shkurt kur formohen sythat e luleve. Cliviat e reja shartohen çdo vit në pranverë kur lulëzimi ndalon, në një vazo më të madhe. Clivia mund të shumohet duke ndarë bimët e mëdha, domethënë duke ndarë lastarët pas lulëzimit dhe mund të shumohet edhe me fara.
Clivia zë vendin e saj në filozofinë lindore të feng shui. Aura e saj besohet të jetë e çmuar dhe e veçantë dhe se rrezaton energji të pabesueshme. Ka disa rregulla të feng shui për këtë bimë me fat.
Kjo lule nuk duhet vendosur në dhomën e gjumit, energjia e fortë e lules mund të ndikojë në ëndrrat dhe të shkaktojë pagjumësi.
Bima është një opsion ideal për të dekoruar dhomën e ndenjes dhe zyrën. Në këto dhoma, ato do të kenë një efekt të dobishëm në mjedis dhe do të eliminojnë negativitetin. Dhe nëse vendosni disa monedha në vazon e saj, ajo mund të tërheqë prosperitet në shtëpi dhe të përmirësojë mirëqenien e familjes.
Nëse një lule pushoi së lulëzuari ose thahet papritmas, sipas feng shui, kjo mund të tregojë shpenzime, ndryshime negative dhe humbje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëYjet me koeficient të inteligjencës mbi mesataren

Gaforrja – Horoskopi vjetor për 2025: Fillimi i vitit sjell një fluks të mirë parash, këta dy muaj janë vendimtarë për avancimin në karrierë

Pse femrat lëshojnë zë gjatë orgazmës?
Porno-ylli Mia Khalifa i përgjigjet pyetjes më të shpeshtë të internetit: Si ta bëni një grua të përjetojë orgazëm

Si ta dalloni nëse ka kamera të instaluara fshehtazi në një dhomë hoteli?
Cila është diferenca e moshës mes çifteve të familjes mbretërore britanike? Ndoshta çuditërisht, zonjat janë më të vjetra

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Krenaria e serbëve turpërohet nga kundërshtari, nokautohet brutalisht

Fabrizio Romano zbulon transferimin që e ka shokuar deri më tani: Gjithçka ishte e kryer

Vserlo e pranon se ka xhiruar filma për të rritur

Evakuohet parlamenti kanadez, policia: Qëndroni larg, mos iu afroni zonës

Gjermania konsideron tërheqjen e rezervave të arit nga SHBA: Duhet ta kthejmë, vlen 113 miliardë euro

Paralajmëron kryeministri britanik: Bota ka mbaruar, nuk udhëhiqet më nga rregullat