Besnik Tahiri takon Mark Fleming, thotë se për Kosovën është jetike mbështetja e SHBA-së

Ish-deputeti, Besnik Tahiri ka takuar një figurë të rëndësishme në vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Tahiri ka njoftuar se në SHBA ka takuar Mark Fleming, Drejtor i Zyrës për Çështjet e Evropës Qendrore Perëndimore, në Departamentin e Shtetit Amerikan, transmeton Telegrafi.
Ai ka pohuar se në takim ka folur për rëndësinë e marrëdhënieve SHBA-Kosovë.
"Në takim theksova sa të rëndësishme janë marrëdhëniet SHBA-Kosovë dhe sa jetike është mbështetja e SHBA-së për rrugën tonë drejt integrimit në NATO dhe përparimit të shtetit të Kosovës. I urova suksese në punën e tij dhe kërkova angazhimin e tij të vazhdueshëm në forcimin e partneritetit tonë", ka pohuar Tahiri. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
20/09/2025
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



































