LAJMI I FUNDIT:

Besnik Tahiri: Politikat tona sociale nuk do të lejojnë që të ketë qytetarë të përjashtuar

Besnik Tahiri: Politikat tona sociale nuk do të lejojnë që të ketë qytetarë të përjashtuar

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë se bashkë me kolegët e tij ka bërë një vizitë në Handikos ku janë pritur nga drejtori Afrim Maliqi.

Në këtë takim, siç ka bërë të ditur Tahiri, ata kanë shpalosur programin e partisë së tij për përkujdesje dhe drejtësi sociale.


“Është domosdoshmëri dhe urgjencë që tu dalin në ndihmë kategorive të rrezikuara dhe familjeve të tyre, jo vetëm si përkrahje materiale por para së gjithash si kujdes, barazi e drejtësi sociale”, ka shkruar ndër tjerash Tahiri.

Postimi i plotë i Tahirit në Facebook:

Politikat tona sociale nuk do të lejojnë që të ketë qytetarë të përjashtuar

Bashkë me kolegët Ahmet Isufi, Iliriana Gafurri dhe Xhevrie Peci, ishim në Handikos ku u pritëm nga drejtori z. Afrim Maliqi. Në takim shpalosëm programin për përkujdesje dhe drejtësi sociale. Është domosdoshmëri dhe urgjencë që tu dalin në ndihmë kategorive të rrezikuara dhe familjeve të tyre, jo vetëm si përkrahje materiale por para së gjithash si kujdes, barazi e drejtësi sociale.

Aty qartësuam se programi ynë mirëqenien dhe përkujdesjen sociale e trajton si parakusht themelor për të pasur një vend i cili në rrugëtimin drejt ndryshimit nuk fragmentohet në zona dhe shtresa të pakënaqura dhe përjashtuara.

Një vend i cili i zgjatë dorën e përkrahjes qytetarit të tij dhe nuk e le atë të privuar nga shërbimet, nga përkrahja materiale dhe nga një ambient të përshtatshëm për jetesë, vetëm atëherë na përket secilit prej nesh. Ne do promovojmë baraspeshën sociale në kuptim të statusit social, si dhe të mundësive të barabarta.

I siguruam përfaqësuesit e Handikosit se secilin shërbim profesional të nevojshëm për përkujdesje në këtë fushë do ta kontraktojmë me organizatat profesionale, siç është ky institucion.

Hendikos jo vetëm që kryen këto shërbime për kategoritë e rrezikuara, njëherësh do të jetë partner i fuqishëm i institucioneve në këtë mision human.

Ne duhet të kujdesemi për përkrahjen e personave me aftësi të kufizuara dhe familjeve, duke përcaktuar kriteret dhe shkallën e përfitimit të kësaj ndihme, hartimin e politikave të reja sociale duke u bazuar të standardet ndërkombëtare të mbrojtjes sociale.

Hartimi i politikave sociale për tu bërë ballë sfidave kërkon urgjencë në mobilizimin e të gjitha resurset humane, financiara, teknike dhe politike në hartimin e politikave të mençura sociale për tejkalimin e vështirësive: sanimin e gjendjes ekzistuese dhe integrimin e këtyre grupeve të marxhinalizura.

Angazhimi ynë i drejtpërdrejt ka të bëjë me zhvillimi i shërbimeve sociale në harmoni me kërkesat e grupeve të cenuara, rritjen e bashkëpunimit në mes të institucioneve profesionale, ngritja e cilësisë së shërbimeve dhe hartimi i strategjisë, politikave dhe standardeve sociale.

Faleminderit Afrim për pritje dhe respekt.