Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri në një intervistë për emisionin “Përballje ditore” në Telegrafi, me gazetarin Muhamet Hajrullahun ka folur për zhvillimet e fundit politike, takimin dy krerëve të opozitës, Isa Mustafës (LDK) dhe Albin Kurtit (VV). Tahiri flet edhe për ligjin e Qeverisë, si dhe reformën shtetërore.
Duke komentuar takimin e fundit të Mustafës dhe Kurtit, Tahiri tha se prej se është bërë kryeministër Ramush Haradinaj, ka pasur tendenca për ta rrëzuar Qeverinë, dhe për të shkuar në zgjedhje të parakohshme.
“Është normale në një demokraci edhe ata që janë në pozitë edhe ata që janë në opozitë, si Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosje, të takohen.
Nëse ka një bashkërendim të opozitës për agjenda nacionale edhe për korrigjimin e qeverisjes, ne kemi qenë gjatë në opozitë, 10 vjet dhe roli i opozitës është i pashmangshëm për një qeverisje të mirë nëse kanë kritika të bazuara.
Diskursi për ta rrëzuar Qeverinë ja sot ja nesër është bërë demode, prej kur ka filluar mandatin Qeveria Haradinaj ka ndodhë një gjë e tillë”, tha ai.
Tahiri deklaroi se opozita dhe Qeveria duhet të ballafaqohen për programe dhe se deri tani nuk ka pasur asnjë ballafaqim për taksën, për dialogun edhe as për ndonjë çështje tjetër me rëndësi.

Koordinatori nacional, theksoi se LDK dhe VV po kërkojnë rrëzimin e Qeverisë për shkak të problemeve të brendshme të tyre.
“Ata duhet të thonë diçka dhe jo ta lavdërojnë Qeverinë, diskursi vjen për shkak të procesit zgjedhor në LDK, problemet që kanë ndodhur në Mitrovicë, janë duke u bartur në një diskurs tjetër, dhe duke kërkuar zgjedhjet parlamentare.
Vetëvendosje ka një krizë të thellë, të brendshme, 12 deputetë e kanë lëshuar partinë. Ata nuk duhet të bëhen bajat, nëse i kanë votat le ta sjellin mocionin dhe ta rrëzojnë qeverinë”, potencoi ai.
Mes tjerash, Tahiri lavdëroi punën e Qeverisë, duke thënë se Qeveria e tanishme ka marrë vendime që nuk kanë mundur të merren që 20-vjet.
“Kjo Qeveri e kaloi ligjin për kryeqytet, për paga, për zyrtarë publikë, për ushtri, kjo qeveri ia tregoj vendin Serbisë. Kjo qeveri ia tregoi botës që dialogu ka qenë farse. Kjo Qeveri i ka thënë troç Vuçiqit se territori i Kosovës nuk mund të preket. Ka kaluar ligjin e Trepçës, çfarë me bërë më shumë”, deklaroi ai.
Në fund, Tahiri tha se dy partitë opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosje do të ishte më mirë që të deklarohen haptazi se po duan të vijnë në pushtet dhe mos të mundohen ta rrëzojnë Qeverinë sa për funksionalizim. Ai shtoi se mandatin e kanë marrë për ta çuar deri në fund, dhe se për këtë vendosin partnerët e koalicionit qeverisës./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dashnor Sula tërheq emrin nga lista e Nisma “Shqipëria Bëhet”, zbardhet arsyeja

Gashi: Qytetarët nuk janë të kënaqur me diskursin politik dhe kulturën politike në Kuvend

Mickoski: Gjykatësit me mosbesim të votuar të dorëhiqen e të mos çojnë inat, ndryshe populli do të protestojë

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës