eksperti-banner

Avokati Besnik Berisha ka “këshilluar” presidentin Hashim Thaçi që ta lexojë kushtetutën pasi mund të dënohet me burg.

Ai përmes një shënimi në Facebook ka thënë se neni 124, paragrafi 2 i Kodit Penal të Republikes së Kosovës, veprimet e Thaçit për shkëmbime territoresh i cilëson “tradhti ndaj vendit”.


Sipas Berishës dënimet për këto vepra shkojnë së paku 15 vite burg.

Shkrimi i plotë"Hashim, thuaj dikujt le ta lexon ligjin, para se të premtosh "korrigjim" të kufirit"
Për të gjithë ata pushtetarë që me gjuhen e tyre, kinse të moderuar, po i vardisen Serbisë dhe po premtojnë rishikim të kufirit si alternative me u pajtu me Serbinë, ua rekomandoj që ta lënë këtë "muhabet" dhe ta konsultojnë Kodin Penal te Republikës së Kosovës, respektivisht nenin 124, paragrafi 2 (shih me poshtë).
Një veprim i tille cilësohet si tradhti ndaj vendit dhe sanksionohet me se paku 15 vite burgim.
Ndaj, shijoni milionat qe i keni nga pushteti, e lëreni ketë copë tokë tek mileti.
P.S. Burgu është i rendë, ju s'mund ta duroni.
/Telegrafi/

40401462 10215952693224242 1186838079659311104 n Pjesë nga Kodi Penal i Republikes së Kosoves