LAJMI I FUNDIT:

Besimi – Lawson: Avancohet bashkëpunimi ekonomik me Mbretërinë e Bashkuar

Besimi – Lawson: Avancohet bashkëpunimi ekonomik me Mbretërinë e Bashkuar

“Avancimi i bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar, rritja e investimeve të huaja në vendin tonë, si dhe thellimi i bashkëpunimit në fushën e menaxhimit të financave publike”, ishin ndër temat më të rëndësishme të takimit të sotëm të ministrit të Financave, Fatmir Besimi, me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Maqedonisë, Matthew Lawson dhe zëvendësshefen e misionit në RMV, Julia Smith.

Në takim është thënë se shkëmbimi tregtar me Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2021 ishte 11.3% e shkëmbimit të përgjithshëm tregtar të mallrave, ndërsa në shtatë muajt e parë të vitit është rreth 10%.

Gjithashtu, eksporti në Mbretërinë e Bashkuar me vlerë të përgjithshme prej 177.8 milionë euro, vitin e kaluar shënon rritje prej 24%, ndërsa në shtatë muajt e parë të vitit është realizuar eksport përafërsisht prej 100 milionë euro.

“Në kuadër të Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar ka fond më të madh të investimeve të huaja direkte në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Gjatë takimit u dërguan urime për progresin e vendit tonë për eurointegrimet. Këto dy vende partnere të NATO-s, theksuan edhe rëndësinë e avancimit të bashkëpunimit në sundimin e ligjit dhe luftën kundër krimit”.

“Në këtë pjesë, me rëndësi të veçantë është edhe bashkëpunimi i Drejtorive Doganore lidhur me parandalimin, hetimin dhe luftën kundër mashtrimeve doganore. Ministri Besimi i dërgoi urime ambasadorit me rastin e emërimit të tij dhe i uroi punë të suksesshme dhe bashkëpunim të frytshëm në fushën e financave publike”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori