Besimi: Jemi vendi i parë në rajon që kemi dalë me pako të masave që nga muaji mars

Ministri i Financave, Fatmir Besimi, ka informuar sonte se nuk janë vonuar të gjitha punët që ka ndërmarrë Qeveria për ballafaqim me krizën.
"Nëse lexoni të gjitha raportet e Bankës Botërore, jemi vendi i parë në rajon që kemi dal me pakon e parë të masave që nga marsi i këtij viti dhe me shumën më të madhe të Buxhetit në krahasim me vendet e tjera për kokë banori", thotë ministri i Financave, Fatmir Besimi.
Lidhur me raportin e Bankës Botërore se nuk përjashtohet recesioni në Maqedoni, Besimi thotë se parashikimet tregojnë se do të kemi rritje të BPV-së prej 2.9%.
“Në këtë drejtim do të ecë rritja, mendoj se do ta arrijmë”, tha Besimi në “Top Tema”./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
02/11/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































