LAJMI I FUNDIT:

Besart Ibraimi shpallet lojtari dhe golashënuesi më i mirë në Maqedoni (Video)

Besart Ibraimi shpallet lojtari dhe golashënuesi më i mirë në Maqedoni (Video)

Vajza e vogël e Besart Ibraimit, Erina, ishte në qendër të vemendjës në mbrëmjen gala të organizuar nga ana e Federatës së Futbollit të Maqedonisë për më të mirët në vend, pasi në mungesë të babait të saj në këtë eviniment ajo u ngjit në skenë së bashku me gjyshin që t’i merr dy çmimet kryesore të natës si “Futbollisti më i mirë i vitit” dhe “Golashënuesi më i mirë”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Mirmbrëma të gjithëve. Më lejoni të ju përshëndes në emër të birit tim, Besart Ibraimi, i cili për shkaqe shëndetësore nuk kishte mundësi të merrte pjesë në këtë ceremoni madhështore. Ky çmim nuk është vetëm i Besartit, por ky çmim i dedikohet edhe klubit futbollistik të Shkëndijës, si dhe kryesisë së Federatës së Maqedonisë. Faleminderit të gjithëve”, deklaroi babai I Besartit, Gani Ibraimi.

Sipas Tv Shenja, vëmendje të madhe në këtë natë tërheqën edhe futbollistët e përfaqësueses së Maqedonisë U21, të cilët u nderuan me çmim special nga FFM, për kualifikimin historik në Kampionatin Evropian për moshat deri në 21 vjet, ndërsa seleksionuesi i kësaj përfaqësuese, Blagoja Milevski u përzgjodh trajneri më i mirë i vitit.


“Suksesit të U21-shit iu është gëzuar i gjithë shteti, pasi është hera e parë që Maqedonia bëhet pjesë e një Kampionati Evropian. Ne ishim dëshmitar këtu, ku dhe federata e futbollit na vlerësoi me këto çmime që na dorëzoi, ne jemi krenar të gjithë lojtarët që jemi pjesë e kësaj gjenerate të parë që kemi arritur në kampionatin evropian dhe besoj që do të vazhdojmë me sukseset e reja për Maqedoninë”, tha Besir Demiri, futbollist i U 21.

Ndërkohë nga çmimet më prestigjioze mund të veçojmë edhe Ilija Nesterovski si “Futbollisti më i mirë jasht vendit”, Elif Elmaz si “Futbollisti më i mirë i ri”, Dimitar Meçkarovski “Referi më i mirë”, Igor Leovski “Lojtari më i mirë në futsal”, e Afordita Salihi “Golashënuesja më e mirë në futbollit për femra”. Federata e futbollit të Maqedonisë për çdo vit organizon ceremoni të veqant për ndarjen e çmimeve për më të mirët e futbollit në vend./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Avantazh i madh për Real Madridin për ndeshjen kthyese: Ylli i Man Cityt nuk luan në Bernabeu

Avantazh i madh për Real Madridin për ndeshjen kthyese: Ylli i Man Cityt nuk luan në Bernabeu

Liga e Kampionëve
Real Madridit iu ofrua audio nga VAR-i për ndërhyrjen brutale ndaj Mbappes në ndeshjen ndaj Espanyolit

Real Madridit iu ofrua audio nga VAR-i për ndërhyrjen brutale ndaj Mbappes në ndeshjen ndaj Espanyolit

La Liga
U tha se fiton mbi tre milionë euro për ta mbrojtur Messin - truproja e argjentinasit mes thirrjeve për ndihmë në profesion mohon zërat

U tha se fiton mbi tre milionë euro për ta mbrojtur Messin - truproja e argjentinasit mes thirrjeve për ndihmë në profesion mohon zërat

Ligat tjera
Inteligjenca artificiale në rolin e trajnerit për ekipin norvegjez përfundoi si më keq: Portieri realizoi rivënie anësore dhe nëntë lojtarë në sulm

Inteligjenca artificiale në rolin e trajnerit për ekipin norvegjez përfundoi si më keq: Portieri realizoi rivënie anësore dhe nëntë lojtarë në sulm

Ligat tjera
Antony po e dashuron jetë në Spanjë: Vendos statistikë të re te Real Betisi që nuk kishte ndodhur që 12 vite

Antony po e dashuron jetë në Spanjë: Vendos statistikë të re te Real Betisi që nuk kishte ndodhur që 12 vite

La Liga
Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi

Të mahnitur nga ylli i Arsenalit, Florentino Perez i gatshëm ta 'thyejë bankën' për ta marrë te Real Madridi

La Liga
Kalo në kategori