LAJMI I FUNDIT:

Besa i mori një pikë Vardarit në Shkup

Besa i mori një pikë Vardarit në Shkup

Java e 21-të e Ligës së Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut u hap me përballjen mes Vardarit dhe Besës, dy skuadra që po luftojnë për mbijetesë, njofton Telegrafi.

Pavarësisht përpjekjeve, Besa nuk arriti të rrezikojë portën e vendasve, ndërsa edhe Vardari mbeti i pafuqishëm për të ndryshuar rezultatin. Si pasojë, ndeshja u mbyll me shifrat e fillimit, 0-0. Me këtë barazim, Vardari arrin në 17 pikë, duke mbetur në krye të zonës së rrezikut, ndërsa Besa me 15 pikë aq sa kane dhe Voska Sporti dhe Tikveshi, ekipe që nesër luajnë ndeshjet e tyre.

Kujtojmë se nesër (e dielë), Shkëndija pret Tikveshin në Tetovë, në një duel ku “kuqezinjtë” synojnë vazhdimësinë e rezultateve pozitive dhe mbajtjen e presionit ndaj kryesuesve.


Një përballje interesante zhvillohet në Kratovë, ku Sileksi sfidon kampionët në fuqi të Struga Trim&Lum, me këta të fundit që tani më kanë edhe trajner të ri. Struga kishte një fillim shumë të dobët në kampionat, por u rikthye me kualifikim në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë, ndërsa Sileksi u eliminua në mesjavë nga Vardari. Gostivari do të kërkojë fitore për të forcuar pozitat në kreun e tabelës, në një duel me një kundërshtar të drejtpërdrejtë, sikurse është Rabotniçki.

Shkupi do të presë Pelisterin në Çair, ku bardhekaltërit janë favoritë për të marrë tre pikët dhe për të vazhduar të jenë të sigurt në mesin e tabelës. Voska Sport përball AP Brerës do të tentojë të shfrytëzojë epërsinë e fushës nikoqire, për të siguruar pikë të rëndësishme në luftën për mbijetesë. Java e 21-të premton emocione të forta dhe duele të luftuar në të gjitha fushat e LPFM-së. /Telegrafi/

Java e 21 e LPFM

Vardari – Besa 0-0

E diel 02.03.2025 ora 14:00

Shkëndija – Tikveshi, Sileksi – Struga TL, Gostivari – Rabotniçki, Shkupi – Pelisteri dhe Voska – Brera