LAJMI I FUNDIT:

Besa luan baras, fitojnë Trepça ’89, Llapi dhe Hajvalia

Besa luan baras, fitojnë Trepça ’89, Llapi dhe Hajvalia

Xhiro e katërt e Vala Superligës, ka sjellë barazimin e Besës ndaj Trepçës, fitoren e Llapit në shtëpi ndaj Lirisë dhe dy fitore të mysafirëve, Hajvalisë dhe Trepçës ’89.

Ndeshja kryesore e ditës së sotme në mes Trepçës dhe Besës së Pejës u mbyll pa fitues, pasi skuadrat barazuan me rezultat 1-1.

Golat u shënuan nga një në dy pjesët, me vendasit e Trepçës që kaluan në epërsi në minutën e 23-të me Hasan Hysenit, i cili e paraboloi Granit Kolshin, teksa humbën edhe një penallti në minutën e 45-të me Enis Zabërxhën.


Ndërsa, Besa u ringjall në pjesën e dytë dhe arritën të shënojnë gol me anë të futbollistit më të rrezikshëm të tyre, Qemail Elashani, i cili barazoi rezultatin në minutën e 59-të dhe me këtë rezultat u mbyll takimi.

Trepca ’89 ka arritur të marrë një fitore të vështirë në Ferizaj, pasi kanë shënuar golin e fitoren 1-0, në minutën e 90-të të takimit me anë të mbrojtësit të majtë, Arbër Potoku, i cili shënoi gol me kokë.

Fitorja e Llapit 2-0 në shtëpi ndaj Lirisë erdhi falë dy golave të shënuara nga njërën pjesë, me Florim Bërbatovcin, i cili shënoi në minutën e 30-të, ndërsa golin e fitores e shënoi në minutën e 51-të nga penalltia, i riu Hamdi Namani.

Befasia e kësaj xhiro ishte fitorja e Hajvalisë në fushën e Dritës, ku fituan me rezultatin 1-0, falë golit të shënuar në minutën e 82-të nga penalltia, nga mesfushori Shpëtim Babaj. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

“Është mungesë respekti”, Flick befason me fjalët për kartonin e kuq të Bellingham

La Liga
Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Liverpooli përgatit 108 milionë euro për lojtarin që Slot e konsideron si ‘blerjen perfekte’

Premier League

"Shumica e njerëzve e kanë gabim për pagat" - ish futbollisti i Man Cityt zbulon se si paguhen lojtarët në Ligën Premier

Premier League
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq

La Liga
Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

Barcelona vendos ta shesë yllin e skuadrës, kjo i hap rrugë transferimit të Tah

La Liga
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë

La Liga
Kalo në kategori