LAJMI I FUNDIT:

Besa Kokëdhima zhvendoset në Paris, fiton audicionet e shkollave muzikore franceze

Besa Kokëdhima zhvendoset në Paris, fiton audicionet e shkollave muzikore franceze

“Mos më le me ra”, kënga e fundit e Besa Kokëdhimës, në bashkëpunim me Elinel, do të jetë gjatë në treg derisa për artisten të vijë një projekt tjetër.

Aktualisht, Besa do të qëndrojë larg tregut muzikor për disa kohë, sepse është zhvendosur në Paris.

https://www.instagram.com/p/BZbSX34AceU/?taken-by=besaofficial


Prive ka mësuar se Besa është shpërngulur në kryeqytetin francez për të qenë pjesë e muzikës atje.

Vendimi ka ardhur pasi këngëtarja ka fituar audicionet në dy prej shkollave muzikore më të mira të Francës.

Tashmë, Besa do të merret me muzikë në Paris, por nuk do të lërë mënjanë edhe projektet muzikore në gjuhë të huaj apo edhe në shqip.

Ndryshimi i madh i Besa Kokëdhimës ndër vite (Foto)
Lexo po ashtu Ndryshimi i madh i Besa Kokëdhimës ndër vite (Foto)

Ndryshe, kënga e fundit e këngëtares shqiptare vlen të theksohet se është shikuar mbi 1.5 milion herë në YouTube.

Besa gjithashtu ka paralajmëruar edhe projekte të reja muzikore, të cilat do t’i sjell gjatë muajve në vijim.