Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) vlerëson se rritja ekonomike në Kosovë gjatë vitit 2021 do të jetë 7.7 për qind.
Shqipëria renditet e dyta në rajon. Renditjen e kryeson Mali i Zi me 12.3 për qind dhe listën e mbyll në vend të fundit Maqedonia e Veriut me 4 për qind.
Pas Bankës Botërore (BB) dhe Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), është BERZH që raporton për rritje me ritme më të shpejta të ekonomisë në vend sesa parashikimet e fillimvitit.
Në raportin e saj të fundit “Perspektiva Ekonomike Rajonale (REP)“, BERZH rriti dukshëm projeksionet për rritjen ekonomike të Kosovës në vitin 2021 nga minus 5.3 për qind që ishte në vitin e kaluar.
“Ekonomia e Kosovës po rimëkëmbet kryesisht falë një sektori të jashtëm mbështetës. Eksportet e shërbimeve – më shumë se katërfishi i eksporteve të mallrave para pandemisë – u dyfishuan në shtatë muajt e parë. Kjo, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020, kryesisht për shkak të flukseve hyrëse të lidhura me udhëtimet. Eksportet e mallrave gjithashtu u rritën bindshëm”, njofton BERZH, shkruan Telegrafi.

Po ashtu, sipas BERZH-it rritja e remitencave dhe zgjerimi i marrjes së kredive është një nga faktorët e rritjes ekonomike të Kosovës.
“Konsumi i familjeve po mbështetet nga një fluks në rritje i remitencave dhe nga zgjerimi i kredisë. Ekonomia e Kosovës parashikohet të rritet me 7.7 për qind në 2021 dhe 4.5 në vitin 2022”, thuhet në raport.
Banka Botërore në raportin “Konkurrenca dhe rimëkëmbja pas pandemisë COVID-19”, shprehet se rritja e konsumit me ardhjen e mërgatës ka kontribuar në rritjen ekonomike të Kosovës për vitin 2021.
Sipas BB-së, deri në fund të këtij viti, kjo rritje do të jetë 7.1 për qind, kundrejt një tkurrje prej 5.3 për qind që ishte vitin e kaluar.
“Aktiviteti ekonomik në vitin 2021 pritet të zgjerohet me 7.1 për qind kundrejt një rikthimi të mërgatës, masave mbështetëse fiskale dhe rritja e huadhënies. Modeli i rritjes së Kosovës është kryesisht i bazuar në konsum, me një mbështetje të konsiderueshme nga mërgata”, thuhet raport, përcjell Telegrafi.
Ndërsa, BQK thotë se ekonomia e Kosovës pritet të rritet në 9.9 për qind gjatë vitit 2021.
“Sipas vlerësimeve ekonomia e Kosovës gjatë vitit 2020 ka shënuar rënie prej 5.3 për qind. Efekti i rënies së ekonomisë është manifestuar përmes sektorit të jashtëm. Ndalimi i udhëtimit ka bërë që të bie në mënyre drastike numri i mërgimtarëve dhe rënien e eksportit të shërbimeve të udhëtimit që në vitin 2020 zbriti në mbi 628 milionë euro, krahasuar me vlerën prej 1.3 miliard euro që ishte një vit më parë”, kishte thënë guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti gjatë raportimit në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere.
Mehmeti është shprehur se në pjesën e parë të vitit 2021 ka pasur shtim të aktivitetit ekonomik prej 10.5 për qind.
“Projeksionet e BQK-së tregojnë se aktiviteti ekonomik do të rikuperohet me një ritëm mjaftë të shpejtë të rritjes prej 9.9 për qind për vitin 2021. Vetëm në gjysmën e parë të vitit 2021 është shënuar një aktivitet i shtuar ekonomik prej 10.5 për qind”, ka vijuar ai.
Në fund, BERZH për vendet e Ballkanit Perëndimor parashikon një rritje prej 6.4 për qind për vitin 2021.
BERZH bëri parashikimet e rritjes së këtij viti, por paralajmëroi se rritja e kostove të energjisë dhe përparimi i ngadaltë i vaksinimit kundër COVID-19 zbeh perspektivat e ardhshme ekonomike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!
Elon Musk do të paguajë 11 miliardë dollarë: Jam tatimpaguesi më i madh në historinë e Shteteve të Bashkuara

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit