LAJMI I FUNDIT:

Berlinetta me 965 kuaj fuqi në 150 kopje

Berlinetta me 965 kuaj fuqi në 150 kopje

Kompania ‘Puritalia Automobili’ ka zbuluar superveturën e saj Berlinetta në pranverë, e cila do të dalë në rrugë gjatë vjeshtës.

Berlinetta është një hibrid në të cilin motori V8 dhe ai elektrik kombinohen për të zhvilluar 865 kuaj fuqi, duke e bërë atë makinën hibride më të fuqishme italiane, më të fuqishme se LaFerrari i vitit 2013 me 950 kuaj fuqi.

Makina është e gjatë 4.500 mm, e gjerë 1.982 mm,  distanca mes boshteve 2,701 mm dhe peshon 1,410 kg (karroceria 150 kg).


Berlinetta përshpejton nga 0 deri 100 km/h për 2.7 sekonda, duke arritur 200 km/h në një total prej 7.2 sekondash.

Puritalia e integroi motorin drejtpërdrejt në diferencën e pasme, falë diametrit të tij jashtëzakonisht kompakt prej 305 mm dhe një thellësi aksiale prej 106 mm.

Në këtë konfigurim, çift rrotullimi i furnizuar nga motori elektrik anashkalon transmetimin dhe vepron direkt në rrotat e pasme.

Puritalia do të prodhojë vetëm 150 kopje të Berlinette dhe çmimi fillestar pa taksë do të jetë 465 mijë euro. /kp/Telegrafi/