LAJMI I FUNDIT:

Berishaj: Akuzat ndaj meje kanë për qëllim ftohjen e raporteve të Kosovës me Kroacinë e Slloveninë

Berishaj: Akuzat ndaj meje kanë për qëllim ftohjen e raporteve të Kosovës me Kroacinë e Slloveninë
Foto: Arkiv

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, është deklaruar sërish lidhur me dyshimet për implikimin e tij në një skandal të madh financiar që prek tri shtete.

Në prag të nisjes së Forumit Ekonomik në Prishtinë, Berishaj para gazetarëve ka thënë se të gjitha janë spekulime mediave që kanë prapavijë politike, raporton Telegrafi.

Sipas tij, qëllimi kryesor i tyre është që të denigrohet personaliteti i tij, imazhi i Kosovës dhe të ftohet marrëdhëniet ndërshtetërore të kësaj të fundit me Kroacinë dhe Slloveninë.


“Jam shumë i gëzuar që prezantoj shtetin e Kosovës si ambasador në Kroaci. Këto spekulime mediale kanë prapavijë politike. Këto spekulime që janë bërë i hodhi poshtë pasi qëllimi kryesor i tyre është që të denigrohet personaliteti im, imazhi i Kosovës dhe të bëhen çështjet të cilat nuk ka hije të bëhen dhe të futen në marrëdhëniet e shkëlqyeshme mes shtetit kroat dhe Kosovës dhe shtetit të Sllovenisë, që i fusin njerëzit të cilët e kanë dëshirën për të bërë emër në emër të tjetërkujt. Besoj se këta shpifës do të dalin para drejtësisë”, është shprehur ambasadori Berishaj.

Në prill të vitit të kaluar, ambasadori Berishaj akuzohej nga mediat në Lubjanë se është përfshirë në një skandal për shpëlarje parash në Slloveni.

Mbështetur në raportimet e asaj kohe, kompania e ambasadorit Berishaj, “MB Consulting”, i ka marrë 600 mijë euro të cilat gradualisht i ka nxjerrë në para të gatshme e që dyshohet se ia ka kthyer Golobit, që ky pastaj t’i investojë në një nga fondet italiane që u siguron përdoruesve anonimitet.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, pati deklaruar se s’ka arsye për shkarkimin e ambasadorit.

“Ai shkarkohet kur ka arsye faktike. Deri në këtë moment unë nuk kam asnjë informacion të vetëm zyrtar që shkelje të tilla kanë ndodhur”, kishte theksuar Gërvalla.

Reagime të shumta patën bërë edhe liderë të partive opozitare. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Politikë
​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

​Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Lajme
Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori